Mediat raportojnë se policia ka arritur që të nxjerrë trupat e pajetë të dy turisteve të cilat ndërruan jetë teksa eksploronin Valbonën.
Bëhet fjalë për Baets Myrthe, 25 vjeçe nga Belgjika dhe Joanna Blocaille me origjinë franceze.
Ngjarja e rëndë ndodhi pasdite, por për shkak të terrenit të vështirë dhe borës policia ka bërë të mundur nxjerrjen e trupave vetëm pas disa orësh.
Për të mundësuar nxjerrjen e trupave shërbimet e Policisë vendore dhe të asaj kufitare, si dhe skuadra alpine bashkëpunuan me Emergjencat Civile dhe me Ministrinë e Mbrojtjes.