Ballina Shëndeti OBSH në alarm, varianti i ri i COVID-19 po përhapet në gjithë...

OBSH në alarm, varianti i ri i COVID-19 po përhapet në gjithë botën. Çfarë është “Arcturus” dhe simptoma e re që shfaq

Ka një variant të ri COVID-19, që po përhapet me shpejtësi në të gjithë globin, duke sjellë një simptomë të re. Organizata Botërore e Shëndetësisë e identifikoi variantin e ri si XBB.1.16, ose “Arcturus”. Në SHBA ky variant ka shifra të larta të infektuarish dhe autoritetet e shëndetësisë kanë dhënë alarmin. Megjithëse ende larg një karantine të re, duket se ky variant cilësohet rrezik permanent për racën humane. Shikohet si me potencial më ngjitës dhe me simptomë të re kruajtjen e syve, sidomos tek fëmijët, ftohjen, kollën apo e ngjashme me gripin. Autoritete thonë se janë ende në fazën e monitorimit dhe jo të shqetësimit apo interesit.

Close-up stock image of pink-eye (Dreamstime/TNS)

Këtu janë 9 gjëra për të ditur për variantin, sipas “AdventHealth”:

1- Sipas zyrtarëve shëndetësorë, COVID-19 është ende një shkak kryesor i vdekjeve në mbarë botën, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, ku është i lidhur me rreth 250 vdekje në ditë.

2- Organizata Botërore e Shëndetësisë aktualisht po e klasifikon XBB.1.16 ose Arcturus si një “variant nën monitorim”, i cili është më pak serioz se “varianti i interesit” ose “varianti i shqetësimit”. Megjithatë, klasifikimet janë fluide dhe mund të ndryshojnë në çdo kohë.

3- AdventHealth tha se varianti Arcturus ka një shkallë transmetueshmërie më të lartë se llojet e mëparshme.

4- Varianti i ri sjell me vete një simptomë krejtësisht të re të COVID-19: konjuktivitin, i njohur gjithashtu si syri rozë, i cili shpesh kombinohet me kruajtje.

5- Arcturus është përgjegjës për një rritje të numrit të rasteve të COVID në disa pjesë të botës, duke përfshirë Indinë, ku kruajtja ose sytë “ngjitës” janë raportuar më shpesh tek fëmijët, së bashku me simptomat tipike të gripit, të një kolle, ftohjeje dhe ethe.

6-XBB.1.16 është zbuluar në 22 vende, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara.

7- Nga 10 rajonet e kujdesit shëndetësor të përcaktuara nga CDC, Arcturus duket të jetë më i përhapuri në Rajonin 6, i cili përfshin Arkansas, Luiziana, New Mexico, Oklahoma dhe Teksas. Në atë rajon, ajo përbënte 21% të të gjitha rasteve të COVID gjatë javës së 9 Prillit.

8- Ndërsa nivelet më të larta të infeksionit po shihen me variante më të reja, në përgjithësi, ato priren të shkaktojnë sëmundje më pak të rënda.

9- Sëmundja më pak e rëndë ka të ngjarë të jetë rezultat i shkallës më të lartë të vaksinimit, shkallës më të lartë të imunitetit nga infeksioni i mëparshëm dhe dobësimit të potencialit për të prodhuar sëmundje në variantet e fundit.

@tn.lajmelokale
@tetovanews