Ballina Aktualitet Kultura Veçoritë karakteristike në tregimet e Osman Demirit

Veçoritë karakteristike në tregimet e Osman Demirit

Shkruan: Edibe Selimi-Osmani

 Kthim në të kaluarën, redaktore Rozafa Shpuza, recenzente Sabina Darova,shtypshkronja Royal Art-Shkup 2022, gjithësejt 22 tregime,( faq.3-62).

Një libër me vlera të larta  në shërbim të folklorit shqiptar.

Tregimet janë të shkruara  me një gjuhë të ëmbël, të thjeshtë , përshkruese, detajuese të lidhura. Dominon shprehja “Më kujtohet” është boshti i tregimeve të shkurtëra, të cilat na qasin me figura të mençura, të bukura e fisnike, shkruan recenzentja e librit.

Disa fjalë për autorin:

Osman Demiri, u lind më 1965, në Kumanovë, fëmijërinë e kaloi në vendlindje, diplomohet në Fakultetin Filologjik të Shkupit, ndërsa studimet e ciklit të dytë i kreu në  Universitetin  për Film dhe Arte Audiovizuele . Është ligjërurs i Fotografisë në Fakultetin e Artit në Universitetin e Tetovës dhe në Universitetin Nënë Tereza të Shkupit.

Autori në fjalë ka një bibliografi të bujshme, nuk arijmë t’i përfshijmë të gjitha shkrimet dhe aktivitetet, por do t’i cekim disa nga ato:

Demiri, punoi si  bashkëpunëtor i gazetës Flaka, ishte redaktor i  javores Jeta, korespodent i gazetës Rilindja etj. Punoi si gazetar në radion Filmi i Ri, projekt i UNHCR. Aktiviteti i tij vazhdoi me shumë vullnet  si regjisor i serialeve dokumentare televizive, në disa filma të metrazhit të shkurtër, regjisor dhe drejtor i disa filmave si Portreti ,Rruga etj. Si entuziast, disa vite ishte kryetar i Shoqatës së Artistëve  Figurativ të Maqedonisë DRAUDACUM.  Ekspozitat personale të fotografit, qarkulluan në disa qytete të  Maqedonisë, Kosovës dhe Shqipërisë ku  zgjuan kureshtje. Ato u ekspozuan edhe jashtw, si në Milano, Bruksel, Vjenë, Stamboll, Sofje, Frankfurt, Nju Jork, Boston etj. Ate e vizituan  artistë eminent të kësaj fushe. Nuk munguan kritikat e shumta të botuara në mediumet elektronike.

Osmani, ka ndjekur më shumë se 150  ekspozita kolektive si në Maqedoni ashtu edhe jashtë vendit.

Përveç  botimeve të publikuara nëpër gazeta të ndryshe, ai na vjen kësaj radhe  me një veprër  letrare në prozë, ku  janë përfshirë copëza tregmesh, kujtime të autorit për ndodhitë e së kaluarës, andaj e titulloi librin Kthim në të kaluarën.

Sipas autorit në fjalë , libri është reminishencë personale, por nuk do të thotë se lexuesi nuk e gjen veten në tregimet e tij autentike. Libri është nostalgji për të kaluarën, ku nëpërmjet tregimeve sjell copëza të jetës së tij, të trashëguara  e më pas të përpunuara  e të transformuara në art.

Të   rrëfyerit  dhe rrëfimet janë  pothuajse baza e folklorit  dhe e folkloristikës. Të rrëfyerit e shprehur  në formë të folure, në formë mitesh, përrallash, baladash, eposesh, rrëfimesh jetësore (siç është rasti i librit në fjalë) vënë në  kohë dhe në vende që lidhen me  përvojën e rrëfimtarit  dhe të audiencës  dhe i vendosur  në një botë të largët mitike  ose fiksionale, qoftë në formë gojore, ose në të shkruar, përbën lëndën më të pasur dhe më të llojllojshme  me zhanre të gjinisë  së prozës gojore. Citat:(Rrëfimi personal si një lloj  traditës gojore- definimi i rrëfimit personal, -Arbnora Dushi, IA Prishtinë, Punim studimor,2006 f.241).

Në rrëfimet e shënuara, jeton e fuqishme  në mendjen e autorit tradita jonë në të kaluarën e cila për fat të keq në zonën e Kumanovës, fare pak është hulumtuar.

Autori me një stil të skalitur, me tipare të qarta  që në fillim të tregimit:” Halla Sabile” , përdorën figura të ndryshme stilistike : …kushdo që të ndodhej pranë saj së paku një çerek ore, s’e shihte dot  dritën e diellit…

Përveç asaj përshkruan karakteristikat e veshjes  në të kaluarën, si dukej halla me veshjen e përditshme të asaj kohe. Na vjen me  një dëshmi dhe ju  ndihmon etnologëve për një studim të mirëfilltë ,si:…  dimitë e zeza  dymbëdhjetë metra  të mbledhura në brez e të derdhura palë palë teposhtë trupit , deri te kërcejtë e këmbëve, i jepnin një pamje mbresëlënëse. Në vijim, autori tregon aftësitë e gruas si nënë e trembëdhjetë fëmijëve: Nuk pushon duke punuar. Çdo ditë punonte në fushë, edhe atë pak kohë të lirë që i tepronte, qepte oja e përgatiste  çejzin e vajzave, për hallën  puna ishte gjithçka. E rritur jetime majë malit, vuajtjet dhe mundimet e hallës, Osmani në mënyrë artistike, shkruan: Nuk e dini se sa kemi vuajtur ne, dhe sa e poshtër  dhe e pamëshirshme ishte jeta, na thoshte shumë shpesh halla nëpër biseda.

Në këtë rast nëse në të kaluarën rrëfimtarja  është parë si bartëse e traditave, autori i tregimeve tani konsiderohet  artist aktiv  që ka fuqi për ta transformuar jetën shoqërore.

 Kurbeti në tregimet e Demirit.

Në përgjithësi tregimet e mërgimit  shprehin dhembje  masovike të natyrës  së nostalgjisë  së përgjithshme njerëzore.

Në shfaqjet e  aspekteve të ndryshme  të jetës së  transportuar në art me tërë  ndjejshmërinë e mallëngjimit  të dhembjes e të fatit të rëndë, që i cakton rrugën mashkullit  si përgjegjës  për egzistencën e anëtarëve të familjes, paraqiten krijime të ndryshme popullore, një ndër ta është edhe një ndodhi e autorit me mërgimtarin.

Citojmë: – Po kthehem nga Norvegjia, kam bërë  më shumë se një javë rrugë. Kishte një  vit që kishte ikur nga fshati dhe pasi kishte paguar shuma të majme parash  për të cilat kishte shitur bagëtinë, kishte arritur në Norvegji. Atje kishte gjetur punë. Së pari kishte fjetur në ahuret e kafshëve. Pas tetë muajve u sëmura keq,  tregonte udhtari. Nuk flija gjumë, nuk haja asgjë, sepse dy muajt e fundit s’kisha parë dritë fare, vetëm natë…

 Mërgimi në dhe të huaj për bukën e gojës peshon rëndë.

Këto janë momentet kur autori emocionohet me fjalët e udhëtarit, përshtypje që nuk shlyhen në memorjen e Demirit. Si zakonisht, njerzit që tregojnë rrëfime personle e shpallin intimitetin e vet, ashtu që i lënë të tjerët ta zbulojnë identitetin e tyre. 

Jo rastësisht, ai e titullon tregimin Mallkimi.

Qoftë i mallkuar  ai që le vatanin dhe ikën në dhe të huaj.

Mikpritja  tradicionale ka qenë  pjesë përbërëse e së drejtës dokësore në të gjitha krahinat ku jetojnë shqiptarët. Mikpritja ka qenë një ndër shtyllat kryesore  të strukturës etike tradicionale. Ajo zen vend të duhur edhe në rrëfimet e Osmanit.

Ishte traditë në një të kaluar jo fortë të largët, gjyshja(lokja) e kishte fjalën si bartëse e të gjitha punëve shtëpiake, ajo urdhëronte, fjala e gjyshes ishte ligj.

Autori, kujton me nostalgji fëmijërinë dhe shkrua: Nuk ishin të paktë  mysafirët  në shtëpinë tonë…zakonisht kur kishim mysafir të largët therej gjeli më i majmë ose dy tri pula. Gatuheshin pite me tlyn  dhe embëlsira të ndryshme…Edhe  çarçafët dhe shtroja, së bashku me   jorganët e mysafirëve ishin të veçantë.Ne mbuloheshim  me çfarëdo qw gjenim ama  jorganët e mysafirëve  rrinin të paluar. Kur vdiq lokja, pothuajse  vdiqën të gjitha. Nana më nuk bënte kësi dallimesh…Mysafirët ishin të paktë dhe pothuaj se rrallëkush vinte për të fjetur… 

 Një titull i qëlluar, Shenjtëria e tij, mysafiri. Mysafiri në një shtëpi bujare gjithmonë për anëtarët e familjes ka qenë i mirëpritur, i shenjë. 

Në tregimin Dasma, artisti i fjalës me mallëngjim  përshkruan si janë bërw dasmat në të kaluarën dhe si bëhen sot. Një bisedë e zhvilluar  në mes  burrit dhe gruas e paraqitur nga Demiri, me forcë të veçantë shprehëse dhe me tipare të qarta, i shkruar bukur e me mjeshtëri, sa nuk mund t’i ndryshohet asgjë, me një fjalë figurë e skalitur në prozë. 

D a s m a 

“…Na kanë ftuar në dasmë te Sinani.Të Shtunën në restorant, mirëpo në Ftesë  shkruan: pa dhurata dhe pa fëmijë,- tha gruaja.

Menjiherë mu kujtuan dasmat që i kam përjetuar gjatë  fëmijërisë. Dasmat fillonin një javë para se të merrej nusja, me tringëllimën e defit dhe zërin e bukur të vajzave që këndonin. Zakonisht ishin vajza dhe gra të familjes. Ky ishte paralajmërim i parë se ajo shtëpi ka dasmë. Në mbrëmje mblidheshin farefisi  i gjërë dhe caktoheshin hyzmetçinjtë .Këta ishin çunat më të shkathët të familjes të cilët  pranonin detyrat e dasmës. Dy tre persona pak më të pjekur caktoheshin  për ftuarjen e mysafirëve në dasmë.  Ftoheshin familja dhe farefisi me rend, xhaxhallarët, dajallarwt…

Të vetmit që nuk kishin obligim dhe stres  ishim ne fëmijët. Luanim në oborret  e mëhallës prej njëri te tjetri, sepse dyert ishin të gjitha tw hapura. Çdo herë, sofra e parë shtrohej për fëmijët. Nëpër dasma njoftoheshim për herë të parë me fëmijët dhe farefisin më të largët. Nipa, mbesa, kushërinjë të shumë brezave, loznim së bashku. Herë me ritmin e defeve e herë me ritmin e muzikës së mirëfilltë popullore. Ceremoni më vete ishin të gjitha netët në vazhdim, Nata e kallamoqit, Nata e pulës, Nata e kulaçit, Nata e kënës, të cilat emërues të përbashjët kishin fëmijët, që silleshin e  luanin tw lirw nëpër oborr. Mirëpo, shpeshherw edhe fëmijët  kishin detyrat e tyre. Njërin e caktonin që t’i hedhë karamelet kur të vijë nusja, një tjetër caktonin të dalë para krushqëve, dhe të marr “jastëkun” e nuses…Dita e nuses ose Dita e petullave ishte ceremonia përmbyllëse e dasmës.

Në këto tregime, edhe pse  janë të sferave individuale  rrëfyesi ka  tentuar të përgjithësojë dhe ta  zgjërojë ndjeshmërinë, humanitetin, pjesëmarrjen  dhe ka arritur që ti kalojë kufijtë e botës individuale dhe të dominojë në këto tregime një botë më të gjërë monolite.

Nga folkloristë të ndryshëm thuhet, se rrëfime të “vërteta”popullore,ose “autentike”lidhin ato që njiheshin si tipa tradicionale ”që kishin kaluar”nga brezi në brez” ,ose ishin bartur “gojë më gojë”, në të vërtetë,ato,më së miri,mund të ndihmonin në analizën  e folklorit të mirëfilltë.

Studiuesja amerikane  Sandra Dolby Stahi, më 1989,në librin e saj Folkloristika letrare dhe rrëfimi personal  për të parën herë i quajti”rrëfime personale” duke dëshmuar se njerëzit edhe gjatë shprehjes së përvojave të tyre ditore fëmijënore , tërësisht personale dhe individuale , përdorin  teknika rrëfimore.Studiues të tjerë dëshmuan se këto rrëfime të pëvojës personale  përmbajnë modele periodike ,ku pëfshihen hyrja,orientimi ndërthurrja,veprimi,e tjerë.

Ajo thotë  se pikënisje për lërimin e këtij lloji  të ri gojor   i kishte rrëfimet e gjyshes së saj, e cila kishte një imagjinatë shumë të pasur dhe një kreativitet të lindur, çka e ka bërë të jetë gjithmonë tërheqëse në  rrëfimet  që ia ka treguar mbesës.

Këto rrëfime prore janë bazuar  në një kujtim nga fëmijëria ,në një përvojë të përjetuar në një të thënë nga paraardhësit e saj,apo në një pjesë të edukatës që është bartur tek ajo  si pjesëtare e shoqërisë prej nga vinte por ishte pjesa  kreative e e kësaj rrëfimtareje  e cila i jepte gjithmonë  origjinalitet rrëfimeve të saj personale.(Shif më gjërësisht A.Dushi…f.284).

Nga aspekti  i figurave stilistike  në tregimet e shkurtëra  tradicionale , autori  ka përdorur krahasimin e mirëfilltë ,metaforën,personifikimin dhe paralelizmin,por ka raste kur e përdorën edhe hiperbollën.

Si përfundim Osman Demiri, me këto ide që  i trajton ka aritur  në tregime , t’i  japë hapësirë  më të madhe  elementit përgjithësues, e ka sjellë në minimum idenë dhe dëshirën e tij personale .

14.5.2023

Tetovë

@tn.lajmelokale
@tetovanews