Kevin Murataj, 19-vjeçari shqiptar humbi jetën në Lignano Sabbiadoro, Udine rreth orës 23:30 të së premtes.
Murataj, së bashku me shokët e klasës dhe mësuesit e tij, po largoheshin nga piceria “Stadio” në Lignano Sabbiadoro, për të shkuar në diskotekën Charlie dhe për të vazhduar festën pas mature, kur 19-vjeçari u godit nga një makinë, raportojnë mediat italiane.
Pavarësisht ndërhyrjes së ambulancave dhe transportimit në urgjencën e Lignano, shqiptari nuk mundi të mbijetojë. Kevin Murataj la pas prindërit, babain Alket dhe nënën Elisabeta, si dhe dy vëllezër më të vegjël.