Një 51-vjeçar, i identifikuar si Petrit Vuksani, është vrarë me armë zjarri mesditën e kësaj të marte në Shkodër.
Sipas burimeve policore, ngjarja ka ndodhur në një banesë pranë varrezave katolike në lagjen “Skënderbej”.
Pak pas ngjarjes, policia njoftoi ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar, ai është Lekë Vuksani, pronari i banesës ku viktima jetonte me qira.
Paraprakisht dyshohet se autori i dyshuar ka shkuar për të kërkuar paratë e qirasë dhe kur nuk i ka marrë, ka zbrazur breshëri automatiku në drejtim të viktimës.
Lekë Vuksani mësohet se është identifikuar falë kamerave të sigurisë të vendosura në banesë dhe zonën përreth.
Mësohet se ai është futur në banesën e Vuksanit i sapo kthyer nga Anglia dhe ka qëlluar disa herë me armë zjarri duke e lënë të vdekur në vend.
“Rreth orës 12:15, në lagjen “Tom Kola”, në rrethana ende të paqarta, në banesë, është vrarë me armë zjarri shtetasi P. V., 51 vjeç. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Janë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrohet kontroll në zonë për kapjen e autorit të dyshuar.” – njofton policia.
Vuksani jetonte kryesisht në emigrim dhe shpesh herë kthehej në Shkodër dhe në vendlindjen e tij, në Dukagjin.
Pavarësisht se kanë mbiemra të njëjtë, ata nuk kanë lidhje familjare, ndërsa janë të dy nga Dukagjini.