Në orët e vona të së premtes ka ndodhur një aksident i rëndë në fshatin Podmoçani të Resnjës, shkruan nmk-post. Si pasojë ka ndërruar jetë biznesmeni i njohur Agron Rexhepi.
Agron Rexhepi ishte pronar i njërës nga kompanitë më të mëdha të produkteve bujqësore në vend. Ai ishte në moshën 46 vjeçare dhe ka lënë dy fëmijë të mitur.
Rexhepi ishte kryetar i Degës së Lëvizjes BESA në Prespë./nmk-post
Njoftimi i policisë për aksidentin:
Një burrë ka humbur jetën në një aksident trafiku në rrugën rajonale Makazi – Markova Noga, pasi mjeti ka dalë nga rruga.
Aksidenti, siç bëjnë të ditur nga MPB-ja, ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 4:00.
Makina e tipit “Mercedes” me targa të Resnjës, e drejtuar nga A.R.(45) nga Resnja ka dalë nga rruga. Nga plagët e marra ka ndërruar jetë në vend drejtuesi i mjetit A.R, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku i Emergjencave Mjekësore”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Kontrollin e ka kryer ekipi i Stacionit Policor Resnjë dhe prokurori publik.