Ballina Aktualitet Lajm Pikëllimi nga Llërca e Tetovës

Lajm Pikëllimi nga Llërca e Tetovës

NJOFTIM MORTOR
Të nderuar bashkfshatarë,
Sot, pas një sëmundje të rëndë ka ndërruar jetë Ismailaki Ameti, ish- kryetari i Bashkësisë Lokale për fshatin tonë. Duke e lutur të madhërishmin, Allahun fuqiplotë, që Smajon ashtu siç të gjithë ne e njohim, ta shpërblejë me Xhen’net ndërsa familjes së tij ti japë durim dhe sabër!
Ngushëllime për të gjithë ata që e njohën.

Me hidhërim të thellë pranova lajmin për ikjen nga kjo botë të Ismailaki (Smajo) Ameti. Bashkëvendas, bashkëpartiak, mik i imi dhe bashkëudhëtar i idealit të Lëvizjes BESA. Lëvizja jonë humbi një anëtar, ndërsa fshati Llërcë një njeri të mrekullueshëm.
Ngushëllime familjes, miqve dhe të gjithë atyre që patën fatin ta njohën!