Policia e Elbasanit ka dhënë informacion zyrtar për aksidentin me vdekje që ndodhi në aksin rrugor Elbasan – Peqin në orën 16:30, ku një vajzë 8-vjeçare humbi jetën si pasojë e përplasjes së dy mjeteve. Ndërsa të plagosur mbetën 5 persona të tjerë,
Sipas policisë, drejtuesja e një automjeti “Volkswagen Golf” me iniciale T. B. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. H., banues në Kavajë.
Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë vajza 8 vjeçe, pasagjere në automjetin “Volkswagen” të drejtueses T.B. Kjo e fundit ka mbetur e plagosur së bashku me vajzën e saj 11-vjeçare.
Ndërsa nga automjeti tjetër u plagosën shoferi A.H. dhe dy pasagjerët që udhëtonin me të.
Të gjithë të plagosurit u dërguan në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. /tvklan.al
Aksident i rëndë në Elbasan-Peqin, përplasen 2 makina! Humb jetën 8-vjeçarja, nëna dhe vajza tjetër 11 vjeçe në spital! Edhe 3 të plagosur
Vajza e mitur udhëtonte në një makinë tip ‘Golf’ e cila drejtohej nga nëna e saj T.B, ndërsa në makinë ishte edhe vajzat tjetër 11-vjeçe, të cilat kanë mbetur të plagosura dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën
Një vajzë 8 vjeçe ka ndërruar jetë, ndërsa 5 të tjerë kanë mbetur të plagosur nga një aksident i rëndë që ndodhi pasditen e sotme (17 qershor) në aksin Elbasan-Peqin në fshatin Paulesh. Vajza e mitur udhëtonte në një makinë tip ‘Golf’ e cila drejtohej nga nëna e saj T.B, ndërsa në makinë ishte edhe vajzat tjetër 11-vjeçe, të cilat kanë mbetur të plagosura dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Nëna me dy vajzat u përplas me një makinë që drejtohej nga A.H, banues në Kavajë, e që brenda kishte edhe dy pasagjerë të tjerë. Të tre mbetën të lënduar dhe u dërguan në spital, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Përplasja ndërmjet dy makinave ka qenë aq e fortë saqë njëra prej tyre ka përfunduar mbi barrierën e rrugës, siç duket edhe nga pamjet.
Sipas raportimeve të gazetarit të Report Tv, Ronaldo Gjoshi, nga vendi i ngjarjes dyshohet se shkak i aksidentit mund te jetë bërë lagështia në rrugë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.