Ballina Bota Pas tragjedisë me nëndetësen “Titan” kompania merr vendimin drastik

Pas tragjedisë me nëndetësen “Titan” kompania merr vendimin drastik

OceanGate ka njoftuar se po pezullon të gjitha operacionet e eksplorimit dhe komerciale pas vdekjes së pesë turistëve muajin e kaluar, mes tyre dhe CEO i kompanisë.

“OceanGate ka pezulluar të gjitha operacionet e kërkimit dhe komercialit”, thuhet në krye të faqes zyrtare të kompanisë. Është e paqartë kur OceanGate shtoi njoftimin e pezullimit.

Vetëm javën e kaluar, faqja e internetit e OceanGate përfshinte ende faqe që reklamonin udhëtime drejt Titanikut – javë pasi pesë persona, përfshirë CEO të kompanisë, u vranë në një nga udhëtimet.

Një faqe e titulluar ‘Titan Expedition – Explore the Titanic’ ishte ende e disponueshme në internet, e cila ofronte një shans për t’u zhytur në anijen e mbytur në zhytësin e kompanisë.