Shefi i Wagner, Yevgeny Prigozhin është konfirmuar si i vdekur pas analizës së ADN-së të trupave të gjetur pas rrëzimit të avionit, thonë zyrtarët rusë, raporton BBC.
Komiteti Hetues thotë se identitetet e të 10 viktimave janë zbuluar dhe se ato përputhen me listën e pasagjerëve, transmeton BBC.
Avioni privat i Prigozhin u rrëzua të mërkurën, duke vrarë të gjithë pasagjerët.
Kremlini hodhi poshtë spekulimet se ishte përgjegjës për aksidentin.