Ballina Bota Nju Jorku nën ujë: Stuhia e shiut shkakton përmbytje masive! Rrugët e...

Nju Jorku nën ujë: Stuhia e shiut shkakton përmbytje masive! Rrugët e qytetit kthehen në “lumenj” (VIDEO)

Reshjet e ditëve të fundit kanë shkaktuar përmbytje në disa zona të Nju Jorkut, duke bllokuar qarkullimin e mjeteve dhe trenave për motive sigurie.

Guvernatori Kathy Hochul vendosi të shpallë gjendjen e emergjencës, teksa ekipet e mbrojtjes civile kanë dalë në rrugë për të ndihmuar personat në vështirësi. Gjithashtu, ai iu kërkoi banorëve të qëndrojnë në shtëpi nëse është e mundur dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme, pasi në orët në vijim pritet që reshjet të intensifikohen.

https://www.youtube.com/shorts/2TAuEfKsTCc?feature=share

Sipas Shërbimit Meteorologjik Kombëtar, ky është një ndër muajt shtator më të lagësht në historinë e Nju Jorkut, pas atij të 140 viteve më parë.

Sipas guvernatores së Nju Jorkut, Cathy Hohoul, në disa zona gjatë orëve të mbrëmjes të së enjtes ranë deri në 13 centimetra shi, ndërsa gjatë ditës pritej të binte deri në 18 centimetra. “Kjo është një stuhi e rrezikshme, kërcënuese për jetën,” i tha ai NY1. Në fakt, në videot që qarkullojnë në rrjetin social “X”, duken pamjet ku ujërat e vrullshëm hynë edhe në autobusë dhe makina. Vihet re se Autoriteti i Transportit Metropolitan, i cili është edhe menaxheri i linjave të metrosë, ka këshilluar banorët e metropolit amerikan që nëse munden, të qëndrojnë në shtëpitë e tyre. Thuajse të gjitha linjat e metrosë u anuluan, u ridrejtuan ose funksionuan me vonesa, ndërsa dy nga tre linjat Metro-North ishin jashtë funksionit. Përmbytje u raportuan gjithashtu në Brooklyn dhe Neë Jersey.

@tetovanews New York City Hit With Torrential Rains, Flooding #NewYorkCity #NewYork #floodings #flooding #floods #flood #flashflood #flashflooding #flashfloods #inundaciones #lluvias #lluvia #tormenta #tormentas #alluvione #inondations #TorrentialRains #starkregen #oluja #potop #nevreme #nevrijeme #NYC #nuevayork New York City in state of emergency as #torrential #rain #floods #subways , #roads and #basements #floodwaters #brooklyn ♬ original sound – Tetova News

Ndërkohë, më shumë se 8 milionë qytetarë kanë marrë paralajmërime për dukuritë e përkeqësimit të motit, për të kufizuar lëvizjet e tyre, por edhe për të treguar kujdes të veçantë. Edhe shërbimi amerikan i motit foli për një kërcënim “të rëndësishëm” të dëmtimit të përmbytjeve në të gjithë Nju Jorkun.

Autoritetet shtetërore po e trajtojnë fenomenin me shqetësim të madh, veçanërisht pas kalimit të uraganit Ida në shtator 2021, i cili mori jetën e 13 personave, shumica e të cilëve u bllokuan në bodrumet e shtëpive të kthyera në banesa.

Moti ekstrem pritet të prekë rreth 25 milionë njerëz në të gjithë verilindjen e SHBA-së të premten, dhe zona e Nju Jorkut përballet me një rrezik të nivelit 3 të përmbytjeve të shpejta, thanë ekspertët. “Ne u bëjmë thirrje banorëve të Nju Jorkut të përgatiten për reshje të mëdha shiu dhe përmbytje të mundshme gjatë të premtes dhe në mëngjesin e së shtunës,” tha Komisioneri i Menaxhimit të Emergjencave të Nju Jorkut, Zach Iscol, duke shtuar se “të gjithë njujorkezët duhet të jenë të kujdesshëm”.