Një burrë nga Kalifornia, i cili punonte si dado për fëmijët, është dënuar me 707 vite burg pasi ka abuzuar me më shumë se dhjetë fëmijë.
Matthew Zakrzewski, 34 vjeç u shpall fajtor për 34 krime, duke përfshirë abuzim me fëmijë, e cila përfshinte ngacmimin e 17 djemve të rinj nën kujdesin e tij, tha Zyra e Prokurorit të Qarkut Orange.
Zakrzewski kreu krimet e tij të tmerrshme gjatë tre viteve nga janari 2014 deri në maj 2019.
Viktimat e tij të reja varionin nga mosha 2 deri në 12 vjeç, raporton New York Post.
“Unë krenohesha që u bëja buzëqeshje fëmijëve tuaj dhe të gjitha kohët e mira që kaluam ishin 100 për qind të vërteta”, tha Zakrzewski përpara se gjyqtarja e Gjykatës së Lartë të Orange County, Kimberly Menninger t’i lexonte atij vendimin.
Burri u shpall fajtor për 34 akuza për krime në tetor, ku më pas u përball me një dënim maksimal prej 690 vjetësh deri në përjetësi plus tetë vjet.