Komuna e Tetovës ka nënshkruar marrëveshje me grupacionin ndërkombëtar “Saubermacher” për menaxhimin mbeturinave. Kjo kompani do të menaxhoj 49% të aksioneve të ndërmarrjes komunale për mbeturina, ndërsa komuna do të ketë 51%. Kasami tha se kjo kompani menaxhon mbeturinat në disa qytete europiane, të cilat janë qytetet më të pastra.
“Tetova sot behët pjesë e grupacionit ndërkombëtar “Sauber maher” e cila vepron në Austri, Gjermani Çeki, Hungari dhe Slloveni duke përfshirë një numër të madh të qyteteve dhe vetëm në Slloveni menaxhon me mbi 50 komuna të cilët në shumë raporte ndërkombëtare janë cilësuar si qytete më të pastra dhe më pak të ndotura”, tha Bilall Kasami, kryetar i komunës së Tetovës.
Përfaqesuesei i kompanisë “Sauber maher” tha se ata do të angazhohen që Tetova të jetë qytet i pastër.
“Është nder për ne të punojmë me qytetin e Tetovës, me gjithë këtë potencial dhe zhvillim me njerëzit e Tetovës. Ne “Sauber maher” po punojmë në drejtim të menaxhimit të mbeturinave në disa shtete, dhe po ashtu në këtë drejtim do punojmë edhe në Tetovë dhe të sigurojmë që qytetin të jetë i pastër si shumica e qyteteve ku ne punojmë. Përgjegjësitë dhe obligimet që ne tashmë i morëm me këtë marrëveshje, ne po i marrim shumë seriozisht dhe do e shihni se shpejtë qyteti do rezultojë me rrugë më të pastra dhe mjedis më të pastër”, theksoi Andreas Opelt, përfaqësues i kompanisë “Sauber Maher”.
Kasami tregoi se marrëveshja është që menaxhohen të gjitha mbeturinat, si në qytet po ashtu edhe në fshatra.
“Marrëveshja përfshinë grumbullimin transportimin e mbeturinave komunale por behët fjalë për një marrëveshje gjithëpërfshirëse për gjithë komunën e Tetovës, jo vetëm për pjesën e qytetit që do të thotë se marrjes së menaxhimit nga partneri privat do të largohet dhe deponia ilegale, transfer stacioni do të funksionoj edhe në bazë të lokacionit që është paraparë për trajtimin e mbeturinave në fshatin Falisht”, pohoi Bilall Kasami, kryetar i komunës së Tetovës.
Ndërmarrja Publike Komunale është ndarë në dy kompani. Komuna e Tetovës do të menaxhojë me ujësjellësin dhe gjelbërimin, ndërsa me mbeturinat kopmania “Sauber maher “. Të punësuarit NPK “Tetova” kanë problem me rrogat, por sipas Kasamit tanimë nuk do ta kenë këtë problem, sepse kjo ka qenë një nga kërkesat e komunës ndaj kopmanisë.
✍️ Sot kemi nënshkruar marrëveshjen për PPP me kompaninë sllovene të Grupacionit “Saubermacher” e cila do të menaxhojë me mbeturinat e qytetit. Tetova nga sot bëhet pjesë e grupacionit ndërkombëtar “Saubermacher”, e cila vepron në Gjermani, Austri, Çeki, Hungari dhe në Slloveni, duke përfshirë një numër të konsiderueshëm të qyteteve dhe vetëm në Slloveni menaxhon me mbi 5️⃣0️⃣ komuna të cilat në shumë raporte ndërkombëtare janë cilësuar si qytetet më të pastra dhe më pak të ndotura.
♻️ Atë që e kemi premtuar në fillim të mandatit se do të punojmë për një Tetovë të pastër pa mbeturina, po e bëjmë realitet. Dhe kjo falë punës dhe përkushtimit të ekipit të ekspertëve të angazhuar nga komuna. Bashkë me ekipin e grupacionit Saubermacher janë bërë analiza dhe studime në lidhje me menaxhimin e mbeturinave, grumbullimin dhe deponimin e tyre për të ardhur në përfundimin që sot po e kurorëzojmë me sukses.
✅ Edhe një problemit po i gjejmë zgjidhje, kështu duke dëshmuar përkushtimin dhe angazhimin tonë ndaj qytetit. Nga sot e tutje Tetova do ketë një problem më pak, nga shumë probleme të shtresuara nga e kaluara!
Komuna e Tetovës dhe Saubermaher austriake (Saubermacher AG) e përfaqësuar nga Saubermaher Sloveni, në prani të një përfaqësuesi të Ambasadës Austriake Martin Pamer dhe udhëheqësëses së Departamentit Tregtar në Ambasadën Austriake, Biljana Edelinska, sot nënshkruan një marrëveshje për krijimin e një partneriteti publik privat, për grumbullimin dhe asgjësimin e mbeturinave komunale në të gjithë territorin e Komunës së Tetovës deri te një deponi rajonale.
Saubermaher është një kompani ndërkombëtare, veprimtaria kryesore e së cilës është menaxhimi dhe riciklimi i mbeturinave me qendër në Feldkirhen, pranë Grazit. Kompania familjare u themelua në vitin 1979, nga Hans dhe Margret Roth, dhe është një partner kompetent për rreth 1,600 komuna dhe mbi 42,000 biznese. Kompania aktualisht ka më shumë se 3,600 punonjës në shtatë vende.
Me vizionin e saj “Zero mbeturina”, kompania ndjek qëllimin e saj për të përpunuar të gjitha materialet e mbeturinave deri në një nivel të tillë, që proporcionet në rritje të çdo mbeturine të mund të riciklohen. Fokusi i operacioneve të kompanisë janë klientët e saj, të cilët përfitojnë nga cilësia dhe kompetenca më e lartë e detyrave të kryera, të kombinuara me “rajonalizmin” dhe qëndrueshmërinë e modelit të punës.
Saubermaher është partner në 19 partneritete publike private në Evropën Qendrore (përfshirë Grazin), është një lider global në riciklimin e baterive (litium-jon), dhe me risitë e tij dixhitale si “kutia e mbeturinave”, aplikacioni i tij i shërbimit “Daheim” [shtëpi] dhe koncepti i tij “Mbeturinat inteligjente”, po përmirëson vazhdimisht pozicionin e tij në treg.
Kompania e re duhet të rrisë nivelin e menaxhimit të mbeturinave, që nënkupton grumbullimin në kohë dhe me cilësi të mbeturinave komunale në të gjithë Komunën, si dhe asgjësimin në kohë të mbeturinave në deponinë rajonale Rusino. Ndërmarrja ekzistuese publike NKP Tetovë, është transformuar dhe disa nga punonjësit do të kalojnë në kompaninë e sapokrijuar.
Saubermaher do të investojë në kompaninë e re, për të modernizuar pajisjet ekzistuese për grumbullimin dhe asgjësimin e mbeturinave, dhe përmes modelit të saj të provuar të punës dhe trajnimit të punonjësve do të mundësojë ngritjen e nivelit të menaxhimit të mbeturinave, me qëllimin përfundimtar për një Tetovë shumë më të pastër dhe qytetarë të kënaqur. Pjesë e detyrimeve të kompanisë së re do të jetë edhe edukimi dhe puna me qytetarët, në mënyrë që të fitohen shprehi të reja më të mira për depozitimin e mbeturinave komunale, si dhe të mbeturina të tjera specifike.
Kompania sllovene: Do ta bëjmë Tetovën të pastër të garojë me qytetet evropiane, komuna nënshkruajti marrëveshje (Video)
Me nënshkrimin e marrëveshjes për partneritet publiko-privat me Komunën e Tetovës, Kompania sllovene e grupacionit “Saubermaher” edhe zyrtarisht mori për obligim menaxhimin e mbeturinave në Tetovë. Sllovenët premtojnë se do ta bëjnë Tetovën të pastër dhe që do të garojë me qytetet evropiane, megjithatë fillimi do të jetë i vështirë, shkruan Portalb.mk.
Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami theksoi se me këtë marrëveshje Tetova bëhet pjesë e grupacionit ndërkombëtar “Saubermaher” e cila vepron në Gjermani, Austri, Çeki, Hungari dhe Slloveni duke përfshirë një numër të konsiderueshëm të qyteteve, ku vetëm në Slloveni menaxhon me mbi 50 komuna të cilat në shumë raporte ndërkombëtare janë cilësuara si qytetet më të pastra.
“Marrëveshja përfshin grumbullimin, transportimin dhe deponimin e mbeturinave komunale në të gjithë komunën jo vetëm të qytetit. Ndërkaq më vonë do të punohet edhe në selektimin e mbeturinave”, tha Kasami i cili shtoi se janë bërë analizat dhe studimet për menaxhimin e mbeturinave.
Komuna e Tetovës do të mbikëqyrë procesin e implementimit të marrëveshjes me partnerin privat ndërkaq, këta të fundit do të faturojnë shërbimet për qytetarët. Kasami tha se nuk mund të ketë rritje pasi çmimet përcaktohen nga Komisioni Rregullator. Ndërkaq theksoi se punëtorët nuk do të kenë vonesa në paga.
Nga “Saubermaher” theksuan se do të punojnë me Tetovën dhe do të sigurojnë që qyteti të garojë me qytetet më të pastra dhe më të zhvilluara me të cilat ata punojnë.
“Përgjegjësitë dhe detyrat që ne i morëm tani nga kjo marrëveshje do t’i marrim shumë seriozisht dhe do t’i përmbushim, dhe do të shihni se së shpejti menaxhimi me mbeturina do të përmirësohet, me rrugë më të pastra dhe ambient më të pastër”, tha Andreas Opelt.
Portalb.mk pyeti përfaqësuesit sllovenë se në kontekstin dhe kushtet e menaxhimit me mbeturinat në Tetovë, si do sigurojnë që do e zgjidhin këtë problem.
Opelt theksoi se si Saubermaher punojnë me më shumë se 20 qytete në shtete të ndryshme dhe me disa nga ata kanë filluar para 20-30 viteve ku niveli ishte shumë i ulët dhe se kanë eksperiencë me dekada se si ta bëjnë këtë.
“E dimë se është sfidë këtu dhe mendojmë se kemi mjaft eksperiencë për ta sjellë atë në nivel të mirë dhe për këtë kemi hyrë në këtë projekt, dhe besojmë se do sjellim përfitime te qytetarët dhe qyteti. Do të jetë punë e vështirë në vitet e para por pastaj do të arrijmë në nivel më të mirë”, tha Andreas Opelt.
Nënshkrimit të kësaj marrëveshje i parapriu miratimi i vendimit nga ana e Këshillit Komunal të Tetovës në shtator 2023 ku të gjithë këshilltarët njëzëri votuan pro këtij vendimi. Komuna paraprakisht zhvilloi tender në të cilin u përzgjodh kompania nga Sllovenia për të kryer këtë shërbim, e cila ishte e vetmja që kishte aplikuar në shpalljen publike. Tenderit i parapriu studimi i fizibilitetit mbi justifikimin e partneritetit publiko-privat, i cili u miratua në mars 2023 po nga Këshilli Komunal ku edhe u soll vendimi për fillimin e procedurës. Më pas u hap thirrje publike dhe aty si ofertues ka pasur vetëm një kompani e cila është “Saubermaher” nga Sllovenia.
Sipas komunës, parashihet që kompania sllovene të bëjë grumbullimin e të gjitha mbeturinave dhe të bëhet bartja deri te deponia Rusino si dhe në ndërkohë do të duhet të bëhet selektimi i të njëjtave.
Nga Komuna kanë sqaruar gjithashtu se partneri privat obligohet që të bëjë transferimin e vendeve të punës nga ndërmarrja publike, konkretisht të punonjësve të higjienës komunale në partneritetin e ri, nga ku 31 duhet të jenë staf administrativ dhe 61 duhet të jenë staf teknik.
Kujtojmë se në janar të vitit 2023 Këshilli Komunal mori vendimin që Ndërmarrja Publike Komunale “Tetova” të ndahet në dy subjekte të reja, edhe atë Ndërmarrja Publike Komunale “Sharri” e cila do të merret me ujësjellësin dhe Shoqëria për Prodhim dhe Shërbime Komunale “Oaeneum” e cila do merret me higjienën komunale. Arsyeja pse “Oaeneum” u bë shoqëri tregtare, siç paten sqaruar nga komuna ishte pikërisht se në procedurë të partneritetit publiko privat ligji e kërkon të jetë shoqëri tregtare jo ndërmarrje publike. Ndërkaq NPK-ja aktuale do vazhdojë me veprimtaritë që ngelin, konkretisht veprimtaria e tregut, gjelbërimit dhe varrezave të qytetit, pra tre veprimtari.
Ndryshe, Tetova me vite të tëra përballet me problemin e mbeturinave, ndërkaq punëtorët e NPK-së punojnë në kushte të vështira dhe me rroga në minus, kjo për shkak të bllokimit të llogarisë të NPK-së. Me këtë vendim për partneritet publiko-privat pritet që këto problem të zgjidhen.