Ballina Kronika Të gjitha detajet/Vritet në Ekuador 53-vjeçari shqiptar, flet gruaja e të ndjerit,...

Të gjitha detajet/Vritet në Ekuador 53-vjeçari shqiptar, flet gruaja e të ndjerit, PAMJE TË RËNDA nga ekzekutimi (EMRI+VIDEO)

Një 53-vjeçar shqiptar është vrarë me armë zjarri në Guajakil të Ekuadorit, ditën e arrestimit të kreut të kompanisë “Bello” Dritan Rexhepi nga policia turke në një kompleks rezidencial në Stamboll.

53-vjeçari shqiptar Arjanit Rizaj është ekzekutuar me armë zjarri para spitalit “Luis Vernaza”, ku kishte shoqëruar bashkëshorten e tij dhe vetë po qëndronte brenda një automjeti të parkuar, raportojnë mediat e ekuadoriane.

Banorët dhe disa shitës të zonës thanë për autoritetet se në drejtim të shqiptarit është qëlluar nga një motoçikletë e bardhë me të cilën po lëviznin dy persona. Ata u larguan në drejtim të paditur pasi kryen vrasjen. Sipas informacioneve paraprake nga Policia Kombëtare, vrasësit kanë përdorur një armë zjarri të kalibrit 9 milimetra.

Fillimisht Rizaj u dërgua në urgjencën e spitalit “Luis Vernaza”, e më pas në klinikën “Panamericana”, ku mjekët tentuan ta mbanin në jetë, por plagët e shkaktuara nga arma e zjarrit ishin të rënda duke i shkaktuar vdekjen.

Bashkëshortja e 53-vjeçarit të ndjere ka deklaruar për hetuesit se ajo e pa skenën nga shumë pranë.

Ajo u tha oficerëve se nuk e dinte motivin e sulmit ndaj bashkëshortit. Sipas saj, Rizaj nuk punonte pasi nuk kishte dokumente të vlefshme në Ekuador, prandaj mbijetonte me paratë që i dërgonte nga Shqipëria familja e tij, ose vëllai i tij që banonte në Kanada.

Kujdes! PAMJE TE RENDA/ Si u ekzekutua në atentat shqiptari në Ekuador

Një shqiptar u ekzekutua me armë zjarri në qytetin Guajakil të Ekuadorit. Mediat vendase shkruajnë se viktima është identifikuar si Arjanit Rizaj, 53-vjeç. Ai është qëlluar rreth orës 20.30 të së premtes, me orën lokale, përpara spitalit “Luis Vernaza”, ku kishte shoqëruar bashkëshorten e tij dhe vetë po qëndronte brenda një automjeti të parkuar.

Sipas të njëjtave burime, autorët kanë qenë dy persona që lëviznin me një motoçikletë të bardhë që u larguan në drejtim të paditur pasi kryen vrasjen.

Për të kaluarën e shqiptarit detajet janë të pakta dhe nuk është e qartë nëse ai ishte përfshirë në aktivitete të paligjshme. Bashkëshortja e 53-vjeçarit shqiptar ka deklaruar për hetuesit se ajo e pa të gjithë skenën nga shumë pranë.

Vrasja ndodhi në të njëjtën ditë kur u arrestua Dritan Rexhepi, kreu i kompanisë “Bello”. Me një histori të gjatë në Ekuador, ai u arrestua nga policia turke në një kompleks rezidencial në Stamboll. ©LAPSI.al

Detaje të reja/ Flet gruaja e shqiptarit të vrarë në Ekuador: Ndodhi para syve

Një tjetër shqiptar u ekzekutua me armë zjarri në qytetin Guajakil në Ekuador mbrëmjen e kësaj të premteje. Viktima është identifikuar si Arjanit Rizaj, 53-vjeç. Ai është qëlluar përpara spitalit “Luis Vernaza”, ku kishte shoqëruar bashkëshorten e tij e cila po vizitonte babanë e sëmurë.

Vetë shqiptari po qëndronte brenda automjetit të tij të parkuar në oborrin e spitalit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 me orën lokale. Sipas mediave ekuadoriane, autorët kanë qenë dy persona që lëviznin me një motoçikletë të bardhë. Njëri prej tyre qëlloi disa herë dhe më pas u larguan në drejtim të paditur. Bashkëshortja e 53-vjeçarit shqiptar ka deklaruar për hetuesit se ajo e pa të gjithë skenën nga shumë pranë.

Siç duket edhe nga pamjet e publikuara në rrjetet sociale, kalimtarët e rastit janë munduar t’i japin ndihmë, por shqiptari nuk ka mundur të mbijetojë.

“Po i rrjedh gjak. Po vdes! Kujdesu për të! Thirrni policinë!” – dëgjohen të bërtasin disa persona. Sipas të dhënave, shqiptari ka marrë 9 plumba nga një armë zjarri e kalibrit 9 milimetra. Shumica të pranishmëve që kanë parë ngjarjen tragjike janë larguar të tmerruar.

Disa të tjerë i janë afruar viktimës dhe kanë tentuar ta ndihmojnë. E kanë zbritur nga makina dhe e kanë çuar në derën e urgjencës, por pasi nuk ka marrë vëmendje e kanë transferuar në një shtëpi të kujdesit ku vdiq ku 53-vjeçari ndërroi jetë pas pranimit.

Bashkëshortja e viktimës u tha hetuesve se ai nuk punonte, pasi nuk ishte i legalizuar në Ekuador. Sipas saj, ai ndihmohej me para nga Shqipëria ose nga një vëlla që kishte me banim në Kanada. Ajo tha se nuk e kishte idenë për arsyet e vrasjes.

Vrasja ndodhi në të njëjtën ditë kur u arrestua Dritan Rexhepi, kreu i kompanisë “Bello”. Me një histori të gjatë në Ekuador, ai u arrestua nga policia turke në një kompleks rezidencial në Stamboll. ©LAPSI.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews