Ballina Bota Ndiqeni LIVE/ Hamasi dhe Izraeli shkëmbejnë pengjet dhe të burgosurit (VIDEO)

Ndiqeni LIVE/ Hamasi dhe Izraeli shkëmbejnë pengjet dhe të burgosurit (VIDEO)

24 pengje izraelite janë liruar këtë të premte nga Hamasi dhe janë kthyer në vendin e tyre. Midis tyre janë 13 izraelitë, 10 tajlandezë dhe 1 filipinas. Shifrat u dhanë nga Katari, i cili ka ndërmjetësuar mes Izraelit dhe Hamasit.

Mes pengjeve izraelite të kthyera në vendin e tyre janë edhe 4 fëmijë (2, 4, 6 dhe 9 vjeç) si dhe një grua 85-vjeçare. Kryqi i Kuq tha se pengjet janë në gjendje të mirë.

Ndërsa Izraeli është duke liruar të burgosur palestinezë cilët janë lënë të lirë në Bregun Perëndimor si pjesë e marrëveshjes. Ata janë 24 gra dhe 15 djem adoleshentë, shumica e tyre mbaheshin në paraburgim pa ndonjë akuzë të qartë.

Sipas kushteve të marrëveshjes, gjithsej 50 pengje izraelite dhe 150 të burgosur palestinezë pritet të lirohen 4 katër ditëve kur do të ketë një armëpushim të përkohshëm. Megjithatë, edhe pas fillimit zyrtar të armëpushimit, Iron Dome kapi një raketë të lëshuar nga Rripi i Gazës ndërsa ushtria izraelite vrau dy palestinezë (dhe plagosi 13 të tjerë) që po përpiqeshin të shkonin në veri të vendit.

Më shumë ndihma po lejohen gjithashtu të hyjnë në Gaza nga ana e Egjiptit. 60 kamionë që transportonin furnizime mjekësore, karburant dhe ushqime hynë sot nga pika e Rafahut në Rripin e Gazës. Ata ishin të ngarkuar me ushqime, ilaçe, ujë dhe karburant. Pikërisht në Rafah, qindra njerëz po përpiqen të kalojnë kufirin.

https://youtu.be/pRDfusvBAvU

Ky ishte armëpushimi i parë pas sulmeve të Hamasit më 7 tetor të cilat vranë 1200 njerëz dhe morën rreth 240 pengje. Që atëherë, ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi thotë se më shumë se 14 mijë njerëz janë vrarë në fushatën hakmarrëse të Izraelit. Ka reaguar këtë të premte edhe Presidenti amerikan Joe Biden sipas të cilit “zgjidhja me 2 shtete tani është më e rëndësishme se kurrë”. ©LAPSI.al