Ballina Sport Shqipëri-Ishujt Faroe, sendet që ndalohen t’i merrni me vete kur hyni në...

Shqipëri-Ishujt Faroe, sendet që ndalohen t’i merrni me vete kur hyni në stadium

Kur kanë mbetur edhe pak orë nga nisja e ndeshjes së futbollit “Shqipëri-Ishujt Faroe”, Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e tifozëve për të zbatuar udhëzimet jo vetëm sa i takon orarit të paraqitjes në stadium, por edhe për sendet që nuk duhet të merrni me vete kur të hyni në stadium, si dhe për kufizimet e qarkullimit të automjeteve para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes.

“Ndalohet futja në stadiumin “Air Albania”, e flakadanëve, lëndëve piroteknike, sendeve të forta dhe metalike, monedhave, sendeve/produkteve për përdorim kozmetik dhe banderolave me përmbajtje raciste dhe/ose diskriminuese.
Ndalohet mbulimi i fytyrës që bën të pamundur identifikimin e tifozit/es. Jeni të detyruar të zbatoni me rigorozitet, ligjet e shtetit shqiptar, rregullat kombëtare dhe ato ndërkombëtare për pjesëmarrjen në aktivitete sportive“, njofton policia.
yrja e tifozëve në stadium do të nisë nga ora 17:45. FSHF kërkon bashkëpunimin e të gjithë tifozëve shqiptarë që do të ndjekin ndeshjen në stadium të paraqiten në kohë, në mënyrë që të mos krijohen radhë ose vonesa dhe të gjithë të jenë në vendin e tyre në ora 20:45, kur pritet të nisë edhe kjo ndeshje. 20 nëntori duhet të jetë një ditë feste për të gjithë.
Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti sportiv, Policia e Shtetit ka angazhuar qindra punonjës policie, të cilët do të garantojnë rendin dhe sigurinë publike, si dhe do t’iu ofrojnë ndihmë dhe informacion, në rast nevoje.
p.k\dita

@tn.lajmelokale
@tetovanews