Ballina Sport VIDEO: U sulmua nga tifozët, ushtria shoqëron Salah për të dalë nga...

VIDEO: U sulmua nga tifozët, ushtria shoqëron Salah për të dalë nga fusha

Ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah, pati fatin të shmangë ndonjë incident pasi u sulmua nga tifozët që u futën në fushë gjatë ndeshjes kualifikuese të Egjiptit për Kupën e Botës ndaj Sierra Leones.

Egjipti doli fitimtar, me Trezeguet që shënoi dy herë në fitoren 2-0 që i ka vendosur në krye të Grupit A me 6 pikë nga dy ndeshje.

Salah luajti 90 minutat e plota, por  nuk shkoi gjithçka mirë.

Tifozët vendas u futën në fushë duke dhuruar skena tronditëse në Sierra Leone.

Madje aty krisën edhe grushtet, pasi tifozët u përpoqën t’u afroheshin superyjeve, me disa që kishin synim të qartë Salah.

Me ndërhyrjen e stafit të sigurisë tifozët miq u larguan nga fusha e lojës.

Në fushë u fut edhe ushtria që formoi një rreth për të larguar drejt dhomave të zhveshjes një ndër sulmuesit më të mirë në planet.

@tn.lajmelokale
@tetovanews