Të premten, rreth orës 13:20, në vendbanimin Konik të Podgoricës ka ndodhur një aksident kur një veturë “Golf 4” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në lumin Moraça. Në makinë ishin Anton Frani Gjelaj (36) nga Podgorica dhe djali i tij gjashtëvjeçar. me inicialet K.Gj. Megjithatë, sipas autoriteteve dhe banorëve, ky nuk ishte një aksident i zakonshëm.
Sëmundja e rëndë si shkaktar
Sipas bashkëbiseduesit, Anton Frani Gjelaj ishte i sëmurë rëndë dhe prej disa kohësh nuk ndihej mirë pasi u diagnostikua me një sëmundje të pashërueshme. Reagimi i tij pasi kuptoi për sëmundjen ishte i dukshëm për ata që e rrethonin – ai shpesh shihej duke ecur në rrugë i përhumbur. Dukej qartë se sëmundja kishte lënë gjurmë të thella tek ai dhe se sipas pretendimeve ai ka qenë në gjendje “çmendurie” në momentin që ka vendosur të vetëvritet, duke zgjedhur qëllimisht pozicionin nga do të zbarkonte në lumë.
Disa nga dëshmitarët okularë pohojnë se Anton Frani Gjelaj me dashje e ka çuar veturën në një vend ku nuk kishte parmakë, për të realizuar qëllimin e tij. Ndonëse dëshmitarët kanë reaguar menjëherë dhe kanë lajmëruar policinë dhe ambulancën, fatkeqësisht nuk kanë mundur të shpëtojnë as babain dhe as djalin. Hetimi është në vijim dhe duhet të zbardhë të gjitha rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike, por sipas indikacioneve të para dyshohet se aksidenti është shkaktuar me dashje.
Familja e A. Đ. është tronditur thellë nga kjo ngjarje. Gruaja dhe nëna e djalit të vogël që humbi jetën, sipas bashkëbiseduesve, nuk po qëndron dot as në këmbë për shkak të hidhërimit që e ka kapluar. Ndaj ende nuk është vendosur se kur do të bëhet varrimi i tyre./tetova.com
View this post on Instagram