Ballina Aktualitet Jo vetëm 30 mijë euro premtim, Gjykata: Naim Murseli e pajisi me...

Jo vetëm 30 mijë euro premtim, Gjykata: Naim Murseli e pajisi me armë Granit Plavën për vrasjen e Liridonës

Naim Murseli ia premtoi 30 mijë euro Granit Plavës që t’ia vrasë bashkëshorten në një grabitje të inskenuar mbrëmjen e së mërkurës.

Sipas Gjykatës Themelore të Prishtinës, “dyshimi i bazuar mirë” është se Naim Murseli gjithashtu e kishte pajisur me armë Granit Plavën dhe ai me të e qëlloi Liridona Ademajn me plumb në qafë.

“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri N.M me dashje që ta privojë nga jeta në mënyrë dinake bashkëshorten e tij, ishte marrë vesh me të pandehurin G.P për ta vrarë tani të ndjerën L.M, ku paraprakisht i pandehuri N.M e kishte pajisur me armë të pandehurin G.P dhe kishin inskenuar veprën penale të Grabitjes, e cila është realizuar me datë 29.11.2023 rreth orës 20:25 minuta , në fshatin Bernicë, Komuna e Prishtinës, në atë mënyrë që derisa i pandehuri N.M ishte duke lëvizur me veturën e tij, në të cilën kanë qenë e ndjera L.M dhe dy fëmijët e tyre, papritmas ka dalë para veturës i pandehuri G.P me maskë në kokë dhe revole në dorë, ku sipas marrëveshjes paraprake i pandehuri N.M me fëmijët kishin dalë nga vetura dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes kinse për të ikur, ndërsa në veturë kishte mbetur tani e ndjera, të cilën i pandehuri G.P e kishte qëlluar nga afërsia me një plumb në qafë dhe si pasojë e plagës vdekjeprurëse, e ndjera L.M kishte ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa për këto veprime i pandehuri N.M, paraprakisht i kishte premtuar të pandehurit G.P shumën e të hollave prej 30,000.00 €”, thuhet në komunikatën e Gjykatës Themelore të Prishtinës”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Naim Murseli doli sot për herë të parë para gjykatës, së bashku me Granit Plavën dhe Kushtrim Kokallën, dy të pandehurit tjerë me të cilët ekziston dyshimi i bazuar mirë se e organizoi vrasjen e bashkërtes së tij, Liridona Ademajt të mërkurën në Prishtinë.

Gjykata Themelore e Prishtinës sot ua caktoi nga një muaj paraburgim secilit, pasi sipas gjykatëses së procedurës paraprake, “ekzistojnë bazat dhe arsyet për caktimin e masës së paraburgimit, ngase ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë kryer veprat penale”.

@tn.lajmelokale
@tetovanews