Ballina Kronika Kishin ardhur për disa ditë pushim në vendlindje/ Si përfunduan tragjikisht babë...

Kishin ardhur për disa ditë pushim në vendlindje/ Si përfunduan tragjikisht babë e bir që u vranë nga kushëriri (VIDEO)

Tetovë, 27 dhjetor – Një fund i përgjakshëm i një sherri për një copë tokë. Një 60-vjeçar banues në Çellopek të Tetovës ka qëlluar me armë zjarri të afërmit e të tij. Ai vrau babë e bir dhe plagosi rëndë vëllain dhe dajën e tyre. Drama e përgjakshme familjare ka ndodhur pasditen e sotme rreth 10 minuta pas orës 14:00.

@tn.lajmelokale Kishin ardhur për disa ditë pushim në vendlindje/ Si përfunduan tragjikisht babë e bir që u vranë nga kushëriri Tragjedi në Çellopek të Tetovës: 2 të vrarë dhe 2 të plagosur #çellopek #cellopek #tetove #tetova #bervencia #Челопек ♬ original sound – Tetova News – Lajme Lokale

Pas një debati të shkurtër para shtëpisë së Farukut dhe Muamedinit, kushëriri i tyre Ilmiu i qëlloi me armë. Ai ka qëlluar edhe në drejtim të vëllait dhe dajës së tyre, por të shtënat nga arma nuk kanë qenë fatale. Menjëherë pas tragjedisë së përgjakshme është arrestuar autori i vrasjes së dyfishtë. Policia thotë se ai kishte edhe plagë me armë zjarri.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Tetova News (@tetovanews)

Banorët e Çelopekut kanë dëshmuar pas kamerës së Sitelit se mes kushërinjve ka pasur padurim prej kohësh. Ata përfunduan sot me një fund të përgjakshëm. Familjarët e tyre dëshmojnë se të vrarët jetonin në Zvicër dhe Gjermani dhe kishin ardhur në vend me pushime.

Autori i vrasjes së dyfishtë nuk ishte i vetmi nga familjarët që përdori armët për zgjidhjen e problemeve. Rreth 30 vjet më parë, babai i tij qëlloi një burrë nga Çellopeku.