Ballina Kronika Tragjedia në Çellopek/I dyshuari për vrasjen e dyfishtë në gjendje të rëndë...

Tragjedia në Çellopek/I dyshuari për vrasjen e dyfishtë në gjendje të rëndë – niset me urgjencë drejt klinikave të Shkupit (VIDEO)

Mosmarrëveshjet për pronën, mësohet të kenë qenë shkaku kryesor i mosmarrëveshjeve mes dy familjeve nga Çellopeku i Tetovës, nga zënka e të cilëve sot, u vranë dy dhe u plagosën dy të tjerë, përcjell KlanM. Personi që dyshohet se e ka kryer vrasjen në Çellopek, sipas informacioneve të policisë edhe vetë është i plagosur.

Klan Maqedoni raporton se për shkak të seriozitetit të plagëve, i dyshuari është dërguar me urgjencë nga Spitali i Tetovës për në Qendrën e Klinikave në Shkup.

Ky është autori i vrasjes së dyfishtë në Çellopek

Rasti tragjik është komentuar edhe nga Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski. Sipas tij, vrasja e dyfishtë ka të bëjë rreth kontesteve pronësore.

“Për momentin kolegët janë duke punuar për zbardhjen e rastit. Bëhet fjalë për llogari të papastruara rreth pronës në një familje. Këto janë të dhënat e para që mi dërguan kolegët nga terreni. Presim që së shpejti të rrumbullaksohet procesi dhe të kemi informata më të detajuara”, ka deklaruar Oliver Spasovski, ministër i Punëve të Brendshme./KlanMacedonia

Tragjedia në Çellopek të Tetovës, vriten babë e bir! (VIDEO+FOTO)

@tn.lajmelokale
@tetovanews