Ballina Kronika Tragjedia në Çellopek të Tetovës, vriten babë e bir! (VIDEO+FOTO)

Tragjedia në Çellopek të Tetovës, vriten babë e bir! (VIDEO+FOTO)

Dy të vrarë dhe dy të plagosur në fshatin Çellopek të komunës së Bërvenicës. Sipas informacioneve të para, shkak për vrasjen e dyfishtë dhe plagosjen e një tjetri, anëtarë të familjes së njëjtë ka qenë vendi përpara shtëpisë së autorit. 60 vjeçari me inicialet I.I. ka lënë të vrarë babë e bir 52 vjeçar dhe 28 vjeçar. Nga gjuajtjet me armë zjarri dyshohet të jetë plagosur edhe vet autori.

“Për momentin, rruga tek lagjja që shpie tek shtëpia ku u krye edhe vrasja, rezulton e bllokuar ndërsa për hetim ka dalë si sektori i punëve të brendshme po ashtu edhe prokurori kujdestar i prokurorisë së Tetovës. Priten informata më të detajuara ndërsa arsyet apo motivet e vrasjes ende qartazi nuk dihen. Sipas disa dëshmitarëve okular flitet që arsyeja e vrasjes ka qenë bllokimi i rrugës për hyrje në shtëpi me makinë, nga kushëriri i cili dyshohet se është dorasi”.

Dy të plagosurit të shoqëruar nga policia fillimisht u dërguan në Spitalin Klinik të Tetovës, por pas rëndimit të gjendjes së tyre shëndetësore u transportuan në Shkup.

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski tha se policia po punon për zbardhjen e rastit.

“Për momentin punojnë kolegët në zbardhjen e këtij rasti. Bëhet fjalë për mosmarrëveshje për çështje pronësore në familje. Këto janë informatat e para që na dërguan kolegët nga terreni. Presim që së shpejti do të zbardhjet i tërë rasti dhe do kemi informacione të detajuara”, deklaroi Oliver Spasovski ministër i Punëve të Brendshme.

Hetimet në terren vazhdojnë ende, ndërsa informacionet e plota për vrasjen e dyfishtë që tronditi Çellopekun e Bërvenicës do të dihen gjatë ditës së nesërme. /Alsat.mk

Ishte ora 14.10 kur policia e Tetovës mori një denoncim nga fshati Çellopek i Tetovës, komuna e Bërvenicës.

Një persona me armë zjarri kishte kryer dy vrasje.

Banori i Çellopekut vrau dy kushërinj dhe një e plagosi, dyshohet se u zunë për çështje pronash

Policia dhe ndihma e shpejtë menjëherë dolën në terren.

Më pas u mësua se një person rreth moshës 60 vjeçe është i dyshuari për vrasjen e dy personave dhe plagosjen e një personi tjetër, të gjithë kushërinj të dorasit të dyshuarit, konfirmon policia.

Po ashtu i plagosur është edhe vetë i dyshuari me iniciale I.I., ndërsa policia dyshon se me shumë gjasa është plagosur nga arma e tij e zjarrit.

I dyshuari u arrestua.

Motivet ende nuk janë bërë të ditura, por nga ajo që dëgjuam nga fshatarët është se zënka ka nisur për çështje parkingu mes të dyshuarit dhe të vrarëve.

Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski nuk dha detaje, por konfirmon se deri në këtë tragjedi kanë çuar çështjet e pazgjidhura pronësore.

“Kolegët punojnë për momentin për zbardhjen e kësaj ngjarje. Bëhet fjalë për çështje të pazgjidhura pronësore në një familje. Këto janë informacionet e para që më dërguan kolegët nga terreni. Presim që së shpejti të rrumbullakohet i gjithë ai procesi dhe të kemi detaje nga ngjarja”, tha Oliver Spasovski, ministër i Brendshëm.

Policia tani për tani nuk ka konfirmuar identitetin e të vrarëve dhe të plagosurit.

Në vendngjarje doli edhe Prokuroria për të nisur hetimet për rastin, ndërsa na thanë se nesër do të dalin me informacione.

Sot në Çollopek të komunës së Bërvinicës, sipas të dhënave të para të policisë, janë vrarë dy persona ndërsa dy të tjerë janë të plagosur, shkruan Alsat.

Motivi dyshohet të ketë qëne për shkak të një sherri për vendparkim.

Jo zyrtarisht, mësohet se personat janë të afërm mes vete dhe besohet se edhe më herët kanë pasur mosmarrëveshje./ Alsat.mk

Nga SPB-Tetovë për TV21 konfirmojnë se një person rreth moshës 60 vjeçe është i dyshuari për vrasjen e dy personave në Çellopek të Bërvenicës, rajoni i Tetovës.

“Është arrestuar një person rreth 60 vjeç me iniciale I.I. nga fshati Çellopek, pas një denoncimi rreth orës 14:10 se në këtë fshat ka vrarë 2 kushërinjtë e tij nga i njëjti fshat dhe një e ka plagosur”, thonë nga SPB-Tetovë për TV21.

Po ashtu, edhe i dyshuari për vrasjet ka plagë, me shumë gjasa nga arma e tij e zjarrit, dyshon policia, përcjell TV21. SPB-Tetovë tani për tani nuk mundi të konfirmojë identitetin dhe moshën e dy të vrarëve dhe të plagosurit, thanë se po merren masa për zbardhjen e rastit dhe se në terren janë policia bashkë me ndihmën e shpejtë dhe ekipet e Prokurorisë./tv21.tv

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski thotë se vrasja e dyfishtë që ndodhi pasditen e sotme në Çellopek dyshohet se për motiv kishte çështjet e pazgjidhura pronësore në një familje, shkruan TV21. Spasovski thotë se po punohet për zbardhjen e plotë të rasatit.

“Kolegët punojnë për momentin për zbardhjen e kësaj ngjarje. Bëhet fjalë për çështje të pazgjidhura pronësore në një familje. Këto janë informacionet e para që më dërguan kolegët nga terreni. Presim që së shpejti të rrumbullakohet i gjithë ai procesi dhe të kemi detaje nga ngjarja”, thotë Spasovski.

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur pasditen e 27 dhjetorit në fshatin Çellopek të Tetovës, ku një person i tretë ka mbetur i plagosur. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00, ndërsa i dyshuari është arrestuar, njofton SPB Tetovë.

Dy të vrarët dhe i plagosuri janë familjarë të të dyshuarit.

“Policët e SPB Tetovë në Çellopek, kanë privuar nga liria I.I, gjashtëdhjetë vjeç nga ky fshat, duke vepruar pas kallëzimit se rreth orës 14 në fshat, me armë zjarri ka vrarë dy familjarë të tij dhe ka plagosur njërin. Edhe i dyshuari ka pësuar lëndime, të shkaktuara nga një armë zjarri”, ka njoftuar Marjan Josifoski, zëdhënës i SPB Tetovë.

Pas regjistrimit fillestar të ngjarjes, policia e Tetovës ka nisur hetimet në Çellopek./KlanMacedonia

Në Çellopek të Komunës së Bervenicës, në rrethinë të Tetovës ka pasur të shtëna, ku kanë mbetur të vrarë dy persona dhe dy janë plagosur. Policia e Sektorit për punë të Brendshme (SPB) ka ndaluar personin që dyshohet për vrasjen e dyfishtë, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Sot nëpunës të SPB Tetovë, në Çellopek, e kanë ndaluar personin I.I të moshës rreth 60 vjeçare, duke vepruar në thirrjen e qytetarëve, pasi i njejti dyshohet se ka vrarë dy persona dhe një ka lënduar. I dyshuari gjithashtu është lënduar me plagë të armës së zjarrit. Në vend ka shkuar policia e Tetovës dhe kanë siguruar vendin e ngjarjes, ku edhe do të sigurohen kushtet për hetuesinë për të hetuar në tërësi ngjarjen” i tha Telegrafit në Maqedoni, Marjan Josifovski, zëdhënës i Sektorit për punë të Brendshme në Tetovë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews