Rreth orës 03:30 të mëngjesit, një grua dyshohet se është hedhur nga kati i dytë i një hoteli në Prishtinë, dhe e njëjta ishte e shoqëruar nga një burrë.
Rastin për Paparacin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, e cila tha se viktima është 34 vjeçare dhe se rasti është iniciuar në stacionin policor në Graqanicë.
“Sot në stacionin policor të Graqanicës është iniciuar një rast hetim mbi vdekjen, ku viktimë është një femër 34 vjeç, vdekjen e së cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, është shprehur ajo.
Sipas burimeve, viktima 34 vjeçare është A.K., me prejardhje nga Gjakova, dhe ka lënë pas vetës një vajzë.
Në profilin e saj në Facebook, vërehet se viktima ka disa foto me vajzën e saj të mitur, si dhe disa postime ku tregon se punonte me rregullimin e thonjëve.
Poashtu, rastin e kanë konfirmuar edhe nga prokuroria, të cilët kanë thënë se rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Sipas Sinjalit, 34-vjeçarja dyshohet se pas një mosmarrëveshje me personin që ishte e shoqëruar, ajo ka kërcyer nga tarraca e hotelit dhe si pasojë ka marrë lëndime të rënda trupore që rezultuan të jenë fatale për të.
Flet prokurori i rastit për vdekjen e 34-vjeçares në një hotel në Prishtinë
Në orët e para të mëngjesit të së enjtes, një 34-vjeçare nga Gjakova është gjetur e vdekur te një hotel në fshatin Suhadoll në magjistralen Prishtinë-Lipjan.
Prokurori i rastit, Armend Hamiti ka thënë se lidhur me rastin ka dyshime për vetëvrasje.
Zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj tha se trupi i 34-vjeçares është dërguar në IML për obduksion dhe rasti po hetohet në koordinim me Policinë.
“Prokurori kujdestar është njoftuar lidhur me këtë rast, i njëjti ka dalë në vendin e ngjarjes. Rasti është iniciuar “hetim mbi vdekje”, ndërsa trupi i pa jetë është dërguar në IML për t’iu bërë obduksioni. Veprimet hetimore janë duke u ndërmarrë në koordinim më policinë”, tha Ulaj.
Raportohet se i dashuri i saj në polici ka deklaruar se gruaja nga Gjakova u hodh nga dritarja e hotelit, pas një fjalosje mes çiftit.