Europa dhe Perëndimi në përgjithësi ka nisur përpunimin e opinionit me idenë e një lufte konvencionale me Rusinë.
Pas deklarimeve të herëpashershme të ministrit aktual të Mbrojtjes së Gjermanisë, dhe më parë të zyrtarëve britanikë, apeli për t’u përgatitur vjen edhe nga një vend përgjithësisht larg rreshtimeve partizane si Hollanda.
Shefi i ushtrisë, Martin Wijnen është shprehur në një intervistë për “Telegraaf” se ushtria dhe popullsia hollandeze duhet të përgatiten për luftë me Rusinë:
“Kjo nuk do të thotë se çdokush do të vendosë helmetën. Por Hollanda duhet të ndjekë shembullin e Suedisë, Finlandës dhe vendeve balltike, që ndajnë kufi me Rusinë dhe ku popullsia është shumë më mirë e përgatitur për idenë e një lufte me fqinjin e tyre shumë më të madh…Hollanda duhet të mësojë se e gjithë shoqëria duhet të jetë gati nëse diçka shkon keq”.
Thelbi është pikërisht “ideja e luftës” sesa vetë angazhimi konkret me Rusinë që është aktualisht “armiku”. Dhe këtu kemi të bëjmë me një ndryshim të madh: me kalimin nga predikimi I paqes në predikimin e gatishmërisë për luftë, që është predikim për luftën vetë.