Janë publikuar pamjet nga darka e fundit e Lirdona Ademajt natën e 28 nëntorit, kur mbeti e vrarë.
Në pamjet e publikuara nga Sinjali, Liridona shihet bashkë me fëmijët dhe Naim Murselin, i cili po dyshohet se ka organizuar vrasjen e saj.
Liridona u vra pak kohë pasi darkoi me familjen në një restaurant në Graçanicë, ku i pranishëm ishte edhe Granit Plava, i cili dyshohet se kreu vrasjen.
View this post on Instagram
I dyshuari për organizimin e vrasjes së saj, Naim Murseli në pamje shihet në telefon duke komunikuar me dikë.
Rasti fillimisht ishte raportuar nga Policia e Kosovës si “grabitje me pasoja të vrasjes”, por që më vonë doli të jetë orkestruar dhe organizuar nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli, sipas dyshimeve të Prokurorisë.
Policia e Kosovës siç raportoi gazeta online Reporteri.net tashmë ka arrestuar edhe personin e katërt që dyshohet se është përfshirë në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.
Siç merr vesh gazeta online Reporteri.net i dyshuari është Tomë D. nga komuna e Gjakovës.
Ai dyshohet se ia ka shitur Granit Plavës armën me të cilën është kryer vrasja e Liridonës.
Naim Murseli, dyshohet se porositi vrasjen e gruas së tij Liridonës, duke i premtuar 30 mijë euro Granit Plavës që ta kryente vrasjen. Ndërsa, Kushtrim Kokalla dyshohet për marrëveshje për të kryer veprën penale vrasja e rëndë.
Sipas njoftimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës, Murseli dyshohet se veprën penale “Vrasje e rëndë në bashkëkryerje”, Plava për veprën penale “Vrasje e rëndë” dhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, derisa Kokalla për shkak të veprës penale “Marrëveshja për të kryer veprën penale Vrasje e rëndë.”.
Në këtë njoftim, Gjykata kishte treguar edhe dyshimet se si kishte ndodhur rasti.
“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri N.M me dashje që ta privojë nga jeta në mënyrë dinake bashkëshorten e tij, ishte marrë vesh me të pandehurin G.P për ta vrarë tani të ndjerën L.M, ku paraprakisht i pandehuri N.M e kishte pajisur me armë të pandehurin G.P dhe kishin inskenuar veprën penale të Grabitjes, e cila është realizuar me datë 29.11.2023 rreth orës 20:25 minuta , në fshatin Bernicë, Komuna e Prishtinës, në atë mënyrë që derisa i pandehuri N.M ishte duke lëvizur me veturën e tij, në të cilën kanë qenë e ndjera L.M dhe dy fëmijët e tyre, papritmas ka dalë para veturës i pandehuri G.P me maskë në kokë dhe revole në dorë, ku sipas marrëveshjes paraprake i pandehuri N.M me fëmijët kishin dalë nga vetura dhe ishte larguar nga vendi I ngjarjes kinse për të ikur, ndërsa në veturë kishte mbetur tani e ndjera, të cilën i pandehuri G.P e kishte qëlluar nga afërsia me një plumb në qafë dhe si pasojë e plagës vdekjeprurëse, e ndjera L.M kishte ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa për këto veprime i pandehuri N.M, paraprakisht i kishte premtuar të pandehurit G.P shumën e të hollave prej 30,000.00 €”, thuhej në njoftim.
Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masë paraburgimi prej një muaji ndaj tre të dyshuarve.
Pamje – momenti kur edhe dorasi i dyshuar futet në restorantin ku po darkonin Liridona dhe Naim Murseli
Është publikuar videoja e momentit kur Granit Plava, i dyshuar për vrasjen e Liridona Ademajt, hyn në restorantin ku ajo po darkonte me dy fëmijët dhe bashkëshortin e saj, Naim Murseli, i cili dyshohet se ka porositur vrasjen e saj.
Pamjet tregojnë se Plava është futur në restorantin ku po darkonte familja Murseli pak pas tyre dhe i njëjti është kamofluar me një kapelë në kokë.
Sipas Gazetës Sinjali e cila i ka publikuar pamjet, bëhet fjalë për natën e 29 nëntorit, kur Liridona u vra nga i dyshuari Plava.
Pas përfundimit të ndejës së tyre, Naimi bashkë me Liridonën dhe fëmijët janë nisur me veturën e tyre, deri kur arritën në rrugën ‘Dalip Alshiqi’ e ku gjoja u kanë dalë në pritë grabitësit e armatosur, që në fakt ishte Plava, i cili dyshohet se e qëlloi nga afërsia Liridonën me plumb në qafë.
Darkën para tragjedisë, e ka përmendur edhe babai i të ndjerës, Hajdar Ademaj, i cili ka deklaruar se para se të nisej për në Prishtinë, Liridona kishte qëndruar për vizitë te familja e saj në Gjakovë.
Ademaj tha se Liridona e kishte njoftuar se bashkë me Naimin do shkojnë për të ngrënë bukë në Graçanicë.
“At ditën e mram, ka thënë babë po shkoj. I thash ku, tha tek shpija babë. Jo babë po shkoj tha. U shku. Kur ka mbërri ai në Prishtinë atje e ka thirr burrin e vet i ka thënë ku je thotë erdha në Gjakovë për me ju bë befasi fëmijëve që jom ardh me ju marr. Sonte babë tha a e din se ku jena tu dasht me shku, tha jemi ka dojmë me shku në Graçanicë me hangër bukë. Thashë u ba e të fala Naimit. Kur u bë 20:15 minuta kam ndi që u vra qika” ka thënë pas aktit tragjik, Hajdar Ademaj.