Moti i keq ka ‘mbërthyer’ SHBA-në.
6 persona kanë humbur jetën pasi tornadot dhe stuhitë e forta shpërthyen në disa pjesë të Tenesit.
Ndërtesat u shndërruan në rrënoja dhe komunitetet u zhytën në errësirë kur moti ekstrem goditi pjesë të shtetit jugor të SHBA.
Ndërkohë, tre nga vdekjet u raportuan në një periferi veriore të Nashville, kryeqyteti i shtetit. Raportohet se dy të rritur dhe një fëmijë humbën jetën qytetin e Clarksville, rreth 50 milje (80.4 km) në veri-perëndim.
Joe Pitts, kryetari i bashkisë së qytetit, ka shpallur një gjendje të jashtëzakonshme, duke përfshirë një shtetrrethim në orën 21:00, i cili do të vazhdojë deri ditën e dielë.
https://youtu.be/rcWczVli_X0