Sot (02.12.2023), në fshatin Radiovcë të Tetovës, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë – Reparti Policor në Zherovjan, kanë privuar nga liria personat me inicialet L.R.(26) nga fshati Siniçan, J.S.(20) nga fshati Sellcë dhe L.S.(19) nga fshati Sellcë e Keçe. Ata u kapën duke kryer një “vjedhje të rëndë” në një kamion, gjatë së cilës morën disa sende. Prona e vjedhur i është gjetur dhe i është kthyer pronarit, ndërsa personat janë ndaluar në komisariat.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të bëhet kallëzim përkatës.
Një automjet ka goditur një këlysh ariu, i cili ka mbetur i plagosur, por ka vazhduar të lëvizë në afërsi të Nepreshtenit të Tetovës
Qendra për menaxhimin e krizave informon se mbrëmjen e djeshme një automjet ka goditur një këlysh ariu, i cili edhe pse i lënduar ka vazhduar të lëvizë pas një ore në rrugën lokale Tetovë – Fshati Nepreshten.
Këlyshi i ariut po kalonte rrugën së bashku me një ari tjetër më të madh dhe dy këlyshë të tjerë që shpëtuan të padëmtuar dhe vazhduan të ecnin. Sipas QKM-së, në mjetin që goditi këlyshin e ariut ndodhej një familje, babai, nëna dhe tre fëmijë të vegjël.
“Të gjithë janë nën stres të madh nga përplasja dhe fëmijët kanë pësuar lëndime të lehta”, njofton Qendra e Menaxhimit të Krizave.
Sipas vlerësimeve të QKM-së, ariu i madh, me shumë gjasa nëna e këlyshëve, me dy këlyshët më të vegjël është në anën e djathtë të rrugës që shihet nga drejtimi i Tetovës në drejtim të fshatit. ndërsa këlyshi i plagosur ndodhet në anën tjetër të rrugës.
LEXO EDHE: