Viti i Ri ka mbërritur edhe në Australi, ku turma të mëdha njerëzish u mblodhën në Sydney për një nga shfaqjet më spektakolare të fishekzjarrëve të Vitit të Ri në botë.
Mijëra njerëz ndoqën nga afër eventin e organizuar nga autoritetet australiane për vitin 2024 ndërsa miliona të tjerë e ndoqën spektaklin nga televizioni.
Mijëra njerëz dolën në qendër të qytetit për të ndjekur spektaklin e organizuar nga autoritetet.
Spektakli i fishekzjarrëve ishte i mirëorganizuar nga qeveria e këtij vendi dhe i fokusuar në pjesët më të rëndësishme. Qytetaret sfiduan motin me shi për të ndjekur nga afër festimet dhe për t’i uruar njeri-tjetrit një vit të ri të gëzuar.
Kujtojmë se më herët Viti i Ri u prit në Zelandën e Re, e cila e festoi hyrjen e 2024 në orën 12:00 me orën lokale në vendin tonë.