Biblioteka dhe Teatri i Tetovës kanë drejtorë të rinj nga radhët e ASH-së, me të cilët na njeh Vjollcë Berisha:
Kështu kanë për të shkëlqyer edhe në detyrat e reja që kanë marrë dy miqtë e mi të dashur.
Profesoresha Nuka Bajrami tashmë në detyrën e drejtoreshës së Bibliotekës së Tetovës. Natyra e saj mbështetëse, vigjilenca dhe zelli për punë e bëjnë atë njeriun më të qëlluar për të udhëhequr institucionin më të vlefshëm të kulturës. Biblioteka e Tetovës është me numër më të madh lexuesish në tërë vendin. Tani ajo ka në krye njeriun e duhur. Libri dhe lexuesi ynë sapo fitoi mbështetësin më të madh. Nuria ka për t’ia dalë si është më së miri, siç ia ka dalë të jetë pedagogia më e dashur për nxënësit e saj me vite, siç ia ka dalë t’i motivojë gjithmonë ata që ka pasur pranë. Suksese Nuka
Abdulla Osmani, njëri nga djemtë më të mirë që kemi, do ta drejtojë Teatrin e Tetovës. Tërë dashuria që ka për këtë istitucion dhe kreativiteti i tij do ta bëjnë udhëheqës të shkëlqyer. Është koha t’i japim hapësirë rinisë t’i artikulojë mundësitë që ka.
Abdullai çdo punë e merr me zemër dhe kjo është kryesorja. Kështu e kam parë si sekretar rinie, kështu e kam parë si aktor në rolet që ka pasur, kështu në detyrë në Kuvend e kudo që ka marrë përgjegjësi.
Teatri është institucion që e kërkon të tërin dhe unë e di që ai s’do të kursehet! Suksese!