Ballina Kronika Policia arreston dy të dyshuar për vrasjen e gruas në Prishtinë, njëri...

Policia arreston dy të dyshuar për vrasjen e gruas në Prishtinë, njëri është Naim Murseli-bashkëshorti i viktimës/“Vrasje në bashkëpunim dhe inskenim i grabitjes”, për këto dy vepra po dyshohen Naim Murseli dhe i arrestuari tjetër

U raportua si vrasje nga grabitësit/ Arrestohet bashkëshorti i Liridona Murselit

Autori i vrasjes së Liridona Murselit, ngjarje që tronditi Kosovën në 29 Nëntor, dyshohet së është vetë bashkëshorti i saj.

Policia e Kosovës ka vënë në pranga këtë të premte dy persona, nën dyshimin se janë të përfshirë në vrasjen e 33-vjeçares, Naim Murselin dhe një shtetas tjetër, emri i të cilit ende nuk dihet.

Nërkohë, policia ka ushtruar kontroll në një argjendari në Prishtinë, nën dyshimin se ka blerë arin e vjedhur në argjendarinë e plaçkitur në Suharekë.

Ngjarja u raportua si grabitje, ku çifti Murseli, së bashku me fëmijët ranë pre e grabitësve. Këta të fundit, pasi morën sendet me vlerë, qëlluan drejt Liridonës, e cila ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.

33-vjeçarja u gjet nga policia brenda makinës, rreth orës 20:20 në në rrugën ‘Dalip Alshiqi’, në kryeqytetin e Kosovës.

Me arrestimin e ish-këshilltarit të Behgjet Pacollit, pistat e hetimit mund të zgjerohen më shumë, për të bërë zbardhjen e ngjarjes.

“Vrasje në bashkëpunim dhe inskenim i grabitjes”, për këto dy vepra po dyshohen Naim Murseli dhe i arrestuari tjetër

Policia e Kosovës ka konfimruar sot se janë arrestuar dy persona të dyshuar për vrasjen e Liridona Murselit.

Sipas burimeve të Gazetës Express një nga të arrestuarit është burri i Liridonës, Naim Murseli dhe i arrestuari i dytë është nga Gjakova.

Sipas burimeve të Express, ata janë të dyshuar për vrasje në bashkëpunim dhe inskenim i grabitjes.

Liridona Murseli është vrarë nga arma e zjarrit në orët e para të mbrëmjes së 29 nëntorit derisa kishte qenë në makinë bshkë me burrin e saj dhe dy fëmijët.

Sipas versionit fillestar të burrit të saj, atyre iu ishte bërë pritë nga hajnat./Express/

Kush është Naim Murseli?

Një prej personave të arrestuar si i dyshuar për përfshirje në vrasjen e Liridona Murselit është Naim Murseli. Përveç Murselit, është arrestuar edhe një person tjetër i dyshuar, nga Gjakova, i cili në deklaratën e tij para policisë ka pranuar se ka kryer veprën dhe ka deklaruar se Naim Murseli e ka paguar 30 mijë euro për një gjë të tillë.

Por kush është Naim Murseli?

Murseli në Kosovë njihet për angazhimin e tij si pjesë e stafit të ngushtë të kreut të Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli.

Me një shikim të shkurtër në profilin e tij në “facebook”, shihen fotografitë e shumta që Murseli ka publikuar nga jetesa luksoze që ka bërë, në Suedi, por edhe në udhëtime të ndryshme bashkë me Pacollin.


Të shumta janë edhe fotografitë e tij me gruan, Liridonën, e cila është varrosur sot në fshatin e saj të lindjes në Gjakovë.

Sipas të dhënave që janë të disponueshme në internet, Murseli e ka kryer edhe shkollën e mesme në Gjimnazin “Agnebergs” në qytetin Uddevalla nga viti 2006 deri në vitin 2009 në Suedi, megjithatë nuk dihet se në çfarë drejtimi.

Pas kësaj, Murseli ka regjistruar Shkollën për Biznes në vitin 2010 për të diplomuar më pas. Nga viti 2011, ai ka punuar në Suedi si shitës dhe agjent i shitjes në kompani të ndyrshme suedeze.

Ai gjithashtu figuron si themelues i një kompani mediale dhe se është marrë edhe me marketing në Suedi.

Naim Murseli [1990] ka qenë i martuar me Liridona Murselin dhe me të ka dy fëmijë.

Për Murselin sot ka folur edhe këshilltari kryesor i Behgjet Pacollit, Jetlir Zyberaj. Ai për Express ka thënë se Murseli ishte bërë pjesë e stafit të Pacollit por që zyrtarisht s’ka qenë këshilltar.

Sipas Zyberajt, Murseli ka qenë asistent për rrjete sociale për shkak të njojurive që ka pasur në IT

“Jemi te shokuar nga lajmi per vrasjen e rende te nje nene te re. Na Inkurajon fakti qe reagimi profesional dhe efikas i policise ka qene i menjehershem.Murseli ka qene nje djal i ri eshte bere pjese e stafit te gjere te z.Pacolli, por qe zyrtarisht nuk ka qene keshilltar i tij. E verteta eshte se ka qene asistent per rrjetet sociale per shkak te njohurive te IT qe ka pasur dhe i eshte dhene mundesia nga ish presidenti Pacolli. Megjithate rasti i rende qe ka ndodhur duhet te zbardhet dhe pergjegjesit duhet ta marrin denimin kapital”, ka thënë ai./Express/

I arrestuari i dytë deklaron para Policisë se Naim Murseli e pagoi 30 mijë euro për vrasjen e gruas

I arrestuari i dytë deklaron para Policisë se Naim Murseli e pagoi 30 mijë euro për vrasjen e gruas

Policia e Kosovës sot ka arrestuar Naim Murselin si të dyshuar në rastin e vrasjes së gruas së tij, Liridona Murselit. Përveç tij është arrestua edhe një person nga Gjakova.

Sipas burimeve të Gazetës Express, bazuar në dëshminë e personit të dytë të arrestuar të dhënë para Policisë, dyshohet se Naim Murseli e ka paguar atë për vrasjen e gruas.

Sipas burimeve të Express, personi i dytë i arrestuar i cili edhe ka pranuar veprën, ka deklaruar se Murseli ia ka dhënë 30 mijë euro për ta kryer aktin e vrasjes./Express/

Vrasja e Liridona Murselit, çfarë u tha gazetarëve babai i Naimit në ceremoninë e varrimit në Gjakovë

Vjehrri i Liridona Murselit, e cila u vra të mërkurën mbrëma, Shaban Murseli, ka treguar një version të tij se si ka ndodhur ngjarja gjatë një grabitjeje të dyshuar që ndodhi në dalje të Prishtinës.

Ai tha se reja e tij kishte rezistuar ta dorëzojë çantën e saj ku kishte disa para dhe se s’ka mundur të ikë meqë është “ngatërruar pak” me rripin e sigurisë në veturë.

“Versioni më i saktë është që ka rezistu me dorëzu çantën e krahun, aty i ka pasë ca të holla, një shumë të konsiderueshme të të hollave. I ka gjuajt fëmijët prej kerrit edhe në gjuhën suedeze iu paska pasë thonë “ik”. Por, mesa duket është ngatërru pak edhe me rripin e sigurisë”.

Policia e Kosovës sapo ka njoftuar se janë arrestuar dy persona në Gjakovë si të dyshuar për vrasjen e Liridona Murselit.

Gazeta Express përmes burimeve të saj mëson se njëri prej tyre është bashkëshorti i saj Naim Murseli.

Sipas burimeve të gazetës, të dyshuarit janë të dyshuar për vrasje në bashkëpunim dhe inskenim të grabitjes.

Liridona Ademaj Murseli është varrosur sot në Cërmjan të Gjakovës./Express/

Haxhiu konfirmon arrestimin e Naim Murselit: U përpoq ta fshihte krimin duke thënë që ishin cak i grabitjes

 

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se njëri nga të arrestuarit për vrasjen e Liridona Murselit është bashkëshorti i saj, i cili sipas dyshimeve ishte përpjekur ta fshihte krimin e rëndë duke thënë që ishin cak i një grabitje.

Haxhiu, ka vlerësuar angazhimin e policisë dhe prokurorisë për sqarimin e rrethanave dhe për zbardhejn e këtij krimi të rëndë, njofton Klankosova.tv.

“Me punë intesive, angazhim dhe bashkëpunim ndërmjet policisë dhe prokurorisë, janë arrestuar dy persona të cilët dyshohen për vrasjen e gruas në Prishtinë. Njëri nga personat e arrestuar është bashkëshorti i të ndjerës Liridonës, i cili sipas dyshimeve ishte përpjekur ta fshihte krimin e rëndë duke thënë që ishin cak i një grabitje”, shkroi Haxhiu.

“Vlerësoj lartë angazhimin e policisë dhe prokurorisë për sqarimin e rrethanave që shpiejnë në zbardhjen e këtij krimi të rëndë që mori jetën e të ndjerës Liridonës. Ky krim nuk do të mbetet pa u ndëshkuar. Kriminelët do të përballen me drejtësinë”.

 Arrestimi i Naim Murselit, Pacolli i shokuar: E pabesueshme dhe e trishtueshme

Pas lajmit se është arrestuar Naim Murseli si i dyshuar për përfshirje në vrasjen e bashkëshortes së tij Liridonës, ka reaguar kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli.

Pacolli, këshilltar i të cilit ishte Naim Murseli, derisa kreu i AKR-së ishte president i vendit, e ka cilësuar të pabesueshëm dhe të trishtueshëm kryerjen e aktit kriminal.

“Sot, fëmijët dhe familia kanë varrosur Liridonën, një vajzë dhe nënë të re e cila u vra mizorisht. Jam ende i tmerruar dhe i tronditur nga vrasja e Liridonës, të cilën e kam njohur personalisht. Sot dhe çdo ditë, lutjet dhe mendimet e mia janë me fëmijët dhe familjen e Liridonës”, ka shkruar Pacolli në një postim në Facebook, transmeton Telegrafi.

“I pergezoj policinë e Kosovës për punën e madhe dhe profesionale që po bëjnë për zbulimin e rastit. Kushdo qoftë mbrapa këtij akti të tmerrshëm dhe makabër (akt i pa parë ne traditën tonë), duhet të dalë para drejtësisë dhe të merr dënimin maksimal për këtë”, ka shkruar ai.

“Sot, dy fëmijë janë pa nënën e tyre, të cilës jeta u mor në rininë e saj. E pabesueshme dhe e trishtueshme. Jam ende i shokuar!”, ka shkuar ai.

Ndryshe, Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona lidhur me vrasjen e Liridone Ademaj-Murselit, kurse njëri nga të arrestuarit është Naim Murseli – bashkëshorti i viktimës.

Policia ka thënë se pas përfundimit të ekzaminimit të vendit të ngjarjes, janë ndërmarrë veprimeve intensive hetimore të cilat kanë rezultuar në arrestimin e dy personave të dyshuar lidhur me rastin e vrasjes.

Ndërsa, burime të Telegrafit bëjnë të ditur se autori, që dyshohet se ka kryer vrasjen, e ka pranuar në Polici veprën dhe ka thënë se është paguar nga Naim Murseli për të kryer krimin.

Murseli dhe autori i dyshuar janë bashkëfshatar.

Ndryshe, Policia në njoftimin e saj ka konfirmuar se me datën 29.11.2023, rreth orës 20:20, ka pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë.

“Policia si dhe mjekët emergjent, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku në një veturë kanë hasë një person pa shenja jete. Vdekjen e viktimës (femër) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Mbështetur në informacionet e para, dyshohet se bëhet fjalë për vrasje me armë zjarri”.

“Policia në koordinim me prokurorinë, ka nisur hetim dhe ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit”, thuhet në komunikatën e Policisë. /Telegrafi/