Ballina Kronika Kapen mbi 5 mijë autorë veprash kriminale, sekuestrohet drogë me vlerë 400...

Kapen mbi 5 mijë autorë veprash kriminale, sekuestrohet drogë me vlerë 400 milionë euro – Shpërndarësit në shënjestër të MPB-së

Sipas ministrit Spasovski, policia e Maqedonisë së Veriut ka rezultatet më të mira në 30 vitet e fundit në vitin 2023. Tregtia ilegale e drogës mori një përgjigje efikase dhe të koordinuar nga MPB, thotë ai, duke paraqitur fakte për veprimet e MPB-së.

Nga viti 2017 deri në vitin 2023, në fund të gushtit, janë zbuluar gjithsej 4702 krime me gjithsej 5441 autorë të sanksionuar, kryesisht sipas nenit 215 dhe 216 të Kodit Penal.

Totali i lëndëve narkotike të sekuestruara me vlerë 426 milionë euro. Aksione të përditshme, të arrestuar tregtarë ambulantë, shitës të lëndëve narkotike në të gjithë vendin.

Operacione të përbashkëta me vendet e rajonit dhe hetime të përbashkëta të vendeve për shkatërrimin e grupeve të organizuara kriminale, si aksionet në Shqipëri dhe Greqi që operojnë në fushën e trafikut të paligjshëm të drogës, gjatë të cilave u sekuestruan 429 kilogramë kokainë.

Në periudhën 2017-2023 ka pasur tre asgjësime të drogave të sekuestruara – mbi 12 tonë drogë të llojeve të ndryshme.

SPB Shkup, e cila mbulon sipërfaqen më të madhe, një territor prej rreth 1800 km2 që përfshin 17 komuna, shënon rezultate të rëndësishme në luftën kundër tregtisë së paligjshme me drogë, ndërkohë që efektiviteti në zgjidhjen e krimeve është 100%, dhe në rastet e krimit të dhunshëm, është shënuar një efektivitet i lartë prej 59%./tetova.com

@tn.lajmelokale
@tetovanews