Gazetari Enton Abilekaj ishte këtë të hënë i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” ku tha se mazhoranca shqiptare në republikën e Maqedonisë së Veriut duhet të plotësojë të drejtën kushtetuese të opozitës shqiptare e të sigurojë zgjedhje të lira.
Ai tha se në Maqedoninë e Veriut janë pikërisht shqiptarët ata që gjithnjë e më shumë po largohen nga vendi, e një pjesë të mirë të fajit sipas tij e ka politika që politikanët shqiptarë kanë bërë.
“Regjistrimi i popullsisë së 2002, shqiptarë janë 25%, regjistrimi i popullsisë së 2021, shqiptarët janë 24.5% rezident, janë më pak se në 2002. Pse janë më pak? Pse kanë ikur këta? Pse nuk ikin maqedonasit, serbët, turqit? Pse ikin më shumë shqiptarë? Këto janë tregues shqetësues, për politikanët e Maqedonisë.
Ne sot kemi një problem tjetër. Opozita nuk mori pjesë në seancë sepse i mohohet e drejta për të pasur anëtar në komisionin shtetëror të zgjedhjeve. Kush ia mohon? Mazhoranca shqiptare po ia mohon. Këto elementë na bëjnë që të shqetësohemi. Kjo mazhorancë shqiptare duhet t’i lejojë opozitës shqiptare anëtarin, që të sigurojë zgjedhje të lira”,-tha Abilekaj.