Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →
Një 19-vjeçar shqiptar është vrarë pasditen e djeshme, 20 prill në Avenue Charras në Clermont-Ferrand. Autori është larguar me makinë.
Sipas mediave franceze, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30.
19-vjeçari shqiptar ndodhej në fund të Avenue Charras, pranë stacionit të trenit SNCF kur u qëllua për vdekje. Autori, i cili hapi zjarr nga një makinë, ka mundur të arratiset.
Hetimet lidhur me ngjarjen e rëndë vijojnë, ndërsa nuk bëhet i ditur identiteti i 19-vjeçarit shqiptar.















