Drejtësia tajlandeze ka dënuar një burrë me 50 vjet burg për fyerje të familjes mbretërore. Kjo u bë e ditur nga një grup avokatësh që luftojnë për të drejtat e njeriut në vend. Ky është dënimi më i rëndë i dhënë ndonjëherë sipas ligjeve të rrepta që kanë të bëjnë me kritikat ndaj familjes mbretërore.
30-vjeçari Mongkol Thirakot u dënua fillimisht me 28 vjet nga një gjykatë penale, por u shpall fajtor për 11 pika të tjera, duke çuar në dënimin më të gjatë. Pëerfundimisht, Gjykata e Apelit në qytetin Chiang Rai e dënoi atë me 50 vite burg për postimet e bëra në profilin e tij në Facebook.
Dënimi vjen në bazë të ligjit lese-majeste, i cili mbron mbretin Maha Vajiralongkorn dhe familjen e tij të ngushtë nga kritikat. Thai Lawyers for Human Rights (TLHR) tha se dënimi ishte dënimi më i gjatë i dhënë për shpifje mbretërore, duke mposhtur rekordin e mëparshëm prej 43 vitesh ndaj një gruaje në vitin 2021.