Shkencëtarët parashikojnë se 1,000 të rinj britanikë do të vdesin nga kanceri i zorrëve në vitin 2024, kjo shifër është rritur si pasojë e alkoolit, mbipeshës dhe mungesës së stërvitjes.
Akademikët kanë frikë se numri i njerëzve të moshës 24-49 vjeç që vdesin nga sëmundja këtë vit mund të jetë një e treta më e lartë se në vitin 2018. Carlo La Vecchia, nga Universiteti i Milanos, tha: “Do të ketë rreth 1,000 vdekje nga kanceri kolorektal në Britani të Madhe në moshar 24 deri në 49 vjeç krahasuar me vitin 2018, që korrespondon me rreth 250 vdekje.
“Faktorët kryesorë që kontribuojnë në rritjen e shkallës së kancerit të zorrëve tek të rinjtë përfshijnë mbipeshën dhe gjendjet shëndetësore të lidhura me to, si nivelet e larta të sheqerit në gjak dhe diabeti. Arsyet shtesë janë rritja e konsumit më të madh të alkoolit dhe reduktimi i aktivitetit fizik”.
Kanceri i zorrëve është aktualisht vrasësi i dytë më i madh i kancerit te meshkujt dhe i treti më i madhi i femrave, në të gjitha grupmoshat si në Britani të Madhe, ashtu edhe në BE. Në mesin e jo-duhanpirësve, ai është shkaku kryesor i vdekjes nga kanceri në të dy gjinitë për të gjitha moshat së bashku.
Por rritja e kancerit të zorrëve tek të rinjtë është shkaku më i madh për shqetësim, sepse është më agresiv se tek njerëzit e moshuar. Studiuesi La Vecchia tha: “Kanceri i hershëm i zorrëve ka tendencë të jetë më agresiv, me shkallë më të ulët të mbijetesës, krahasuar me kancerin e zorrëve që diagnostikohet te njerëzit e moshuar”.
Ndërgjegjësimi për kancerin e zorrëve u rrit nga puna e fushatës së prezantueses televizive Dame Deborah James. Ajo vdiq nga sëmundja në vitin 2022, në moshën 40-vjeçare, shkruan Mirror, transmeton Klankosova.