Qeveria franceze dërgoi këtë të mërkurë automjete të blinduara për të mbrojtur një treg ushqimor në Paris, si një masë e marrë përballë përshkallëzimit të vazhdueshëm të protestave të fermerëve.
Fermerët janë mobilizuar në protesta të vazhdueshme duke bllokuar autostradat në Francë dhe Belgjikë, protesta të cilat përhapën edhe në vende të tjera evropiane.
Fermerët spanjollë dhe italianë paralajmëruan se do t’i bashkohen protestat që duket se po prekin të gjithë vendet europiane.
Ata synojnë t’u bëjë presion qeverive që të ‘zbusin’ rregullat mjedisore dhe t’i mbrojnë nga rritja e kostove dhe importet e lira.
Me “sytë” nga samiti i liderëve evropianë, i planifikuar për të enjten, Komisioni Evropian propozoi të kufizojë importet e produkteve bujqësore nga Ukraina dhe të zbusë disa rregulla “të gjelbra” . Megjithatë, kjo nuk ka gjasa të shihet si e mjaftueshme për të shuar zemërimin e fermerëve, të cilët thonë se do të vazhdojnë të bllokojnë rrugët dhe portet deri në plotësimin e kërkesave të tyre.
Edhe pse deri tani protestat kanë qenë kryesisht paqësore, megjithëse fermerët francezë kanë hedhur pleh të lëngshëm mbi ndërtesat komunale dhe kanë vënë flakën gomave të makinave.
Ndërkohë, policia franceze arrestoi 18 persona. Të arrestuarit po drejtonin traktorë dhe po përpiqeshin të bllokonin tregun ushqimor në Runzis në Paris, një qendër për prodhuesit në Francë dhe më gjerë, sipas një burimi policor. Për momentin, policia ka lënë fermerët të vendosin postblloqe pa ndërhyrë.
Ministri i Brendshëm Gerald Darmanen ka paralajmëruar se ndërsa protestat e fermerëve në autostrada do të tolerohen, policia nuk do t’i lejojë fermerët të bllokojnë aeroportet apo tregun Runzis. Sipas tij, në total janë rreth 100 blloqe./vizionplus.tv/