Asistentja e akredituar e Parlamentit Evropian, Federica Woelk, ka reaguar pas ndalimit të Klara Sanduloviq, vajzës së politikanit serb, Nikola Sanduloviq, nga autoritetet serbe në pikën e kalimit kufitar në Merdar.
Përmes një postimi në platformën X, Woelk ka thënë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, vazhdon të frikësojë dhe sipas saj, ai duhet të ndalohet tani.
“Vajza e Sanduloviq , Klara, mbahet në kufi dhe nuk lejohet të hyjë në Serbi sepse ka vendosur një lule. Pikërisht e njëjta gjë ka ndodhur me të atin dhe me avokatin. Vuçiq vazhdon të frikësojë – duhet ta ndalojmë tani!”, shkroi ajo.
The daughter of @Sandulovic_N, Klara, is held at the border and not allowed to enter Serbia because she laid a flower. Exactly the same that happened to her father and to the lawyer. Vucic continues to intimidate – we should stop it now! #Kosova https://t.co/Uk5e70YT7O
— Federica Woelk (@federicawoelk) January 27, 2024
Ndryshe, Klara Sanduloviq, raportohet se është ndaluar nga Policia e Serbisë, pasi ajo po kthehej nga Kosova, ku gjatë ditës së sotme shkoi për të bërë homazhe në kompleksin memorial ‘Adem Jashari’ në Prekaz.
Sanduloviq përmes një postimi në X tha se asaj nuk po i lejohet të hyjë në Serbi.
“Regjimi diktatorial i Aleksandar Vuçiqit vazhdon ta persekutojë vajzën time, Klarën. Policia po e mban atë dhe zyrtarët e Partisë Republikane në pikëkalimin kufitar të Merdarit dhe nuk po i lejojnë të hyjnë në Serbi”, shkroi ai.
Në Prekaz sot sërish pati kërkim-falje. Klara Sandulloviq, e bija e politikanit serb, Nikolla Sandulloviq, erdhi nga Beogradi dhe, ashtu si babai i saj javë më parë, bëri homazhe në kompleksin përkujtimor në Drenicë. Ajo tha se babai i saj, kryetar i Partisë Republikane, i cili më pas u rrah nga shteti serb, është i vetmi politikan në Serbi që promovon paqen dhe prosperitetin, dhe se politika e tij bazohet në falje, shkruan RTK.
Pas këtij gjesti, Sandulloviq tha se tash pret reagimin e Qeverisë së Serbisë për veprimin e saj.
Klara Sandulloviq erdhi për të nderuar të rënët në Prekaz, pavarësisht se i ati i saj, Nikolla Sandulloviq, kryetar i Partisë Republikanë Serbe, u arrestua dhe u rrah nga shteti serb, pikërisht se kishte bërë homazhe pranë varreve të Jasharëve.
Kurorën me lule e mbishkrimin “Të respektojmë që të mos përsëritet më”, Sandulloviq e vuri mbi varrin e anëtares më të vogël të Jasharëve, Blerinës, e cila ishte 6 vjeç kur u vra nga paramilitarët serbë.
Klara Sandulloviq tha se babai i saj është i vetmi politikan që promovon paqe dhe se politika e tij ka këtë synim, falje dhe paqe.
“Vitin e kaluar ai erdhi këtu për të shprehur ngushëllime për të gjitha viktimat e pafajshme që u vranë gjatë luftës në këtë vend. Ky ishte një akt shumë paqësor dhe qeveria serbe arriti në përfundim se ky ishte krim dhe kjo ishte gjuhë e urrejtjes. Kështu që edhe unë vendosa të bëhesha kriminel, njësoj si babai im duke ardhur këtu të shpreh ngushëllimet e mia për të gjitha viktimat. Po ashtu, t’ia shprehë brezit tim se ne duhet ndaluar urrejtjen dhe të falim njëri-tjetrin. Gjithashtu duhet të kërkojmë falje dhe gjëra të tilla të mos përsëriten dhe asnjë fëmijë të mos vritet në të ardhmen”, ka thënë Klara Sandulloviq, e bija e politikanit serb Nikolla Sandulloviq.
E pyetur nëse është e frikësuar nga ajo që i ndodhi babait të saj pas vizitës në Prekaz, Klara Sandulloviq e pohoi një gjë të tillë, derisa shtoi se tani pret reagimet nga qeveria serbe.
Ndërkaq nënkryetari i Partisë Republikane në Serbi, Mihajllo Todiq, derisa përsëriti kërkimfaljen e Sandulloviqit, tha se duhet të ndodhë pajtimi mes popujve të Ballkanit Perëndimor dhe të vazhdohet drejt së ardhmes.
“Ndiej keqardhje të thellë për secilën viktimë të pafajshme të cilitdo popull, besimi apo orientimi politik dhe lutemi që me kërkimfaljen tonë të gjithë të jenë më të mëdhenj, sesa kryerësit e së keqes që na ka poshtëruar. Jemi të vetëdijshëm që me akuzat e ndërsjella, me manipulimin e së vërtetës historike, me interpretimin e ngjarjeve të luftës për qëllime ditore politike, me ofendime dhe me poshtërime shkaku i përkatësisë kombëtare apo fetare, bëhemi të burgosur të së shkuarës dhe humbës të së tanishmes”, ka thënë Mihajllo Todiq.
Ditë më parë, politikani serb, Nikolla Sandulloviq, u arrestua dhe u rrah nga shërbimi informativ i Serbisë, pasi kishte bërë homazhe në Prekaz. Këtë e pohoi edhe Aleksandër Vulin, ish-shef i BIA-s.
Në fletarrestimin e tij thuhet se ai ka nxitur urrejtje kombëtare dhe racore e fetare