Ballina Kronika Vrasja e 41-vjeçares shqiptare në Greqi, momenti kur bashkëshorti vrasës dhe shoku...

Vrasja e 41-vjeçares shqiptare në Greqi, momenti kur bashkëshorti vrasës dhe shoku i tij hedhin sendet personale të gruas shtatzënë në koshin e plehrave (VIDEO)

Të tjera detaje bëhen publike vrasja mizore e 41 vjeçares shqiptare, Gjeorgjia Murati në Selanik nga partneri i saj grek.

Janë publikuar disa video ku tregojnë dy të pandehurit për vrasjen e 41-vjeçares e cila ishte shtatzënë, pak minuta krimit, duke hedhur sendet e saj personale në kosha plehrash, bën me dije Protothema.

Video është kapur rreth orës 12:15 të mesnatës, ku dy personat shihen duke ecur në rrugën e Perikleut, shumë pranë banesës ku ndodhi ngjarja.

Ata kanë hedhur sendet e 41 vjeçares në kosh për të përforcuar akoma më shumë skenarin e zhdukjes së saj.

Në dëshminë e tij pas arrestimit, 39-vjeçari pretendon se e ka të vështirë të lëvizë për shkak të problemeve shëndetësore, por në të gjitha videot e bëra publike ai shihet duke ecur pa vështirësi dhe madje edhe me hapa të shpejtë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Tetova News (@tetovanews)

LEXO EDHE:

Krimi makabër në Selanik, shqiptarja duke ecur me partnerin e saj pak para se ai ta qëllonte me thikë (VIDEO)