Avokatët e shqiptarit Erion Pelivanit dhe shoqet e 18-vjeçares që u abuzua seksualisht nga 33-vjeçari, kanë bërë deklarata tronditëse. Pasi Pelivani u ekzekutua në Greqi nga kunati i tij Fatmir Talellari sepse zbuloi se ai kishte abuzuar seksualisht me të bijën, avokatët treguan se edhe mësuesit e vajzës ishin vënë në dijeni. Një nga shoqet e 18-vjeçares tregon se viktima e priste shpesh pas mësimit adoleshenten, madje shton se Pelivani ngacmonte edhe vajza të tjera të mitura.
Zbardhen detaje të reja nga vrasja e Erion Pelivanit në Greqi nga kunati I tij Fatmir Talellari pasi ky i fundit zbuloi se i kishte përdhunuar të bijën për vite me radhë. Avokati i autorit 50-vjeçar sipas mediave greke, ka deklaruar se vajza 18-vjeçare kishte biseduar me një mësuese për rastin e abuzimit të saj përpara se babai të kryente vrasjen. Ndërkohë avokati tjetër i shqiptarit, Michalis Vassilikos tha se autori i krimit ka qenë i shqetësuar vetëm për të ardhmen e fëmijëve të tij. Talellari, shtoi avokati Michalis Vassilikos, i ka kuptuar përmasat e pasojave të veprimit të. “Ai pyet vetëm për fëmijët e tij dhe shqetësohet se si do të jetojnë pasi ai ishte mbështetës i tyre”, tha Vassilikos.
Detaje janë zbardhur edhe nga shoqet e viktimës së abuzimit, ku njëra prej tyre tregon se Pelivani e takonte shpesh në shkollë vajzën, madje e priste kur dilte nga mësimi, ndërsa detajet mbi veprimet e pretenduara të saj për sjelljet e 33-vjeçarit të ndjerë tashmë, janë tronditëse.
“Ai vinte jashtë shkollës, priste gjithmonë që vajza të mbaronte mësimin. Më herët ai ngacmonte vajza të tjera madje ajo kishte ndërhyrë dhe i kishte thënë të ndalonte atë që po bën se ajo është shumë më e vogël se ai. Në përgjithësi ka gjetur vajza nën 18 vjeç”.
Policia helene ka dërguar për ekspertim telefonin e 33-vjeçarit që mbeti i vrarë pasi aty ka edhe video që tregojnë momentet e abuzimit me 18 – vjeçaren.