Ballina Aktualitet U tremb nga tërmeti, i riu në Lushnjë humb jetën pasi u...

U tremb nga tërmeti, i riu në Lushnjë humb jetën pasi u rrëzua nga shkallët (VIDEO)

Një 18 vjeçar ka humbur jetën në rrethana tragjike pas lëkundjeve të tërmetit në fshatin Çinarë të Lushnjës.

Në komunikatën zyrtare të policiVisit Sitesë thuhet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale, ndërsa familjarët tregojnë se djali me autizëm ka humbur jetën në momente paniku ndërsa e ëma kishte shkua ta merrte për të dalë jashtë.

“Nipi ka qenë i sëmurë. Mesa mora vesh unë është trembur është çuar dhe ka rënë dhe ka vdekur. Nuk e di se si ka rënë. Unë tani erdha në spital sepse isha te shtëpia dhe më thanë që e ka marrë ambulanca dhe e ka prurë. Ka qenë i vdekur kur e kanë sjellë në spital. Ai ishte i sëmurë, ka qenë shtruar”– tha një i afërmi i viktimës.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin ligjor të shkakut të humbjes së jetës ndërsa priten rezultatet e autopsisë.

Flasin familjarët e 20-vjeçarit që vdiq pas tërmetit në Lushnje: Vuante nga epilepsia, sapo u ngrit u rrëzua menjëherë

Tërmeti i mengjesit të së dielës ka kaluar pa ndonjë dëm në infrastrukturën ndërtesore në Lushnje.

Edhe pse lëkundjet e tokës ishin rreth 4.6 ballë të shkallës Rihter ndërtesat shumëkatëshe në Lushnje nuk kanë probleme.

Në Lushnje që ka qenë dhe epiqendër e lëkundjeve është përcjellë me momente frikë e paniku.

Kishte përshtatur një vend të fshehtë për tu strehuar ndërkohë që ishte në kërkim nga policia, arrestohet 52-vjeçari
Në kohën e tërmetit një 18 vjeçar nga fshati çinar njesia administrative Fier-Shegan në bashkinë Lushnje ka humbur jetën.

Familjarët thonë se nga paniku i t’iu që i përkiste spektrit autik ka pësuar ndoshta atak kardiak.

”Pas termetit, motra ka thirrur djalin se po bie termet. Djali ngrihet dhe rrezohet direkt per toke. Infarkti ka bere punen. Vuante nga epilepsia”.

Familjarët presin ekspertizën mjeko ligjore për të tërhequr trupin e të ndjerit dhe për t’i bërë nderimet për në banesën e fundit.

@tn.lajmelokale
@tetovanews