Një grua 39-vjeçare në Peru akuzohet se ka tredhur partnerin e saj të cilin dyshonte se e tradhtonte.
Sipas policisë lokale, 39-vjeçarja i ka prerë organet gjenitale partnerit me thikë kuzhine teksa ai ishte duke fjetur. Mediat lokale që citojnë burime policore raportojnë se 39-vjeçarja është përleshur mbrëmjen e së martës me partnerin e saj pasi ai është kthyer në shtëpi i dehur.
“Ajo e kastroi, ne i dhamë ndihmën e parë dhe do t’i japim mbështetje psikologjike”, tha një burim mjekësor për Agence France-Presse.
Megjithatë, 39-vjeçarja mbetet e lirë me urdhër të prokurorit pasi duhet të kujdeset për foshnjën 3-muajshe që lindi me partnerin e saj.
“Jemi të zemëruar, kërkojmë drejtësi”, tha i zemëruar një i afërm i viktimës. Ky rast ngjall kujtime nga rasti i Lorina Bobbitt, e cila në vitin 1993 në SHBA kishte tredhur të shoqin teksa flinte dhe pasi ai e kishte përdhunuar. /vizionplus.tv