Bayer Leverkuseni po vazhdon me formën e jashtëzakonshme këtë sezon, duke mos njohur humbje në Bundesliga, por as edhe në garat tjera ku po merr pjesë.
Skuadra e drejtuar nga Xabi Alonso triumfoi sonte ndaj Mainzit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të.
Përballja e luajtur në “Bay Arena” përfundoi me rezultatin 2:1.
Granit Xhaka (3′) shënoi golin e tij të parë sezonal, për t’ia dhuruar epërsinë fillestare vendasve. Robert Andrich (68′) realizoi golin e fitores.
Për mysafirët realizoi Dominik Kohr (8′).
Bayer Leverkuseni pas kësaj fitore ka 61 pikë në krye të tabelës, 11 më shumë se Bayern Munichi, që tani ka një ndeshje më pak.
Mainzi ndodhet në pozitën e parafundit (17) me 15 pikë. /Gazeta Express/