Pas një sëmundje të rëndë, rreth gjashtë muaj, mbrëmë pas mesnate ka ndërruar jetë në Zvicër këngëtari, kantautori i disa hiteve të mëdha dhe publicist kumanovar Xhelal Xheladini.
Tanimë të ndjerin, publiku më i gjërë shqiptarë e njeh nëpërmjet hitit të madh i cili fillimviteve të nëntëdhjeta shfaqej në programini e atëhershëm satelitor të Televizionit shqiptar TVSH. Karrirën profesionale e kishte filuar ne Kumanovë ndërkohë që pjesë tjetër të jetës (rreth 30 vite) jetoi dhe veproi në Zvicër. Pavarësisht ku ishte, ai vazhdoi të koltivoi dhe krijojë muzikë të mirëfilltë artistike…
View this post on Instagram
Pjesa e huazuar e te dhenave (shkrimeve) per biografine e tij ne vazhdim:
Xhelal Xheladini është këngëtar dhe autor këngësh i njohur. Është fundi i viteve të ’70-ta, ditët e nxehta të verës rimojnë me një «band» çunash nga “Lagjja e Trimave” Kumanove, çuna të pasionuar në muzikë, të cilët me kitaret e tyre i njihte e gjithë lagjja. Në ballkonet e shtëpive skaj rrugës, këndonin këngë që zgjatnin gjithë natën. Kur kaloja mbrëmjeve andej ishte e pamundur të mos i dëgjoja tingujt e muzikës së tyre, tinguj që ende më tingëllojnë butshëm sa herë që i kujtoj. Njëri prej atyre çunave ishte Xhelal Xheladini, i lindur në Kumanovë, më 25.12.1964, filloren dhe gjimnazin i mbaroi në qytetin e tij.
Studioi gjuhë dhe letërsi shqipe në Prishtinë. Periudha e post-studimeve e gjenë në Zvicër, shtet i cili e adoptoi përgjithmonë.
Në fillim të viteve të 80’-ta ishte anëtar i grupit « DASHURIA », si kitarist, grupi përbëhej nga Florin Junuzi vokal, Hidaver Osmani dhe Agron ismaili. Ky grup më 1983 inçizoi edhe këngën e parë të tyre në Radio Televizionin e Prishtinës, kënga titullohej «DASHURIA». Eksperiencat e para të krijimtarisë së tij muzikore, datojnë kah fundi i viteve të ’70-ta, ishin këngët «NORA» dhe «E PABESË», melodi të cilat u kënduan më vonë si pjesë e albumit të parë të këngëtarit kumanovar Hidaver Osmani-Didi, me suksesin e madh që e dijmë. Më vonë në mënyrë permanente krijoi edhe për artistë tjerë të njohur.
Autor, kompozitor, interpretues, krijues i shumë këngëve, me mbi 100 këngë dhe kjo e bënë të jashtëzakonshëm. Autor i këngës legjendare «ATERIM BRUTAL NË REALITET» apo siç e njohim të gjithë në popull «ÇDO NATË NË ËNDËRR MË VJEN», këngë e cila përmes videoklipit të realizuar nga drejtori i fotografisë shqiptare STEFAN GAJO, më 1996, u fut edhe me imazh në çdo shtëpi shqiptare dhe fitoi popullaritet të madh gjithë shqiptar. Mirënjohja më e mirë që i bëhet edhe sot këtij artisti kumanovar janë mesazhet e shumta që i vijnë nga të gjitha anët, mesazhe që evokojnë kujtimet e hershme të tyre e që lidhen me meloditë e tij, të cilat ende udhëtojnë bukur me kohën.
Me Produksionin muzikor « ALBANOTA », Xhelal Xheladini nxorri tre albume:
-« FJALË NGA ZEMRA »-1993,
-« ODISEA »-1995,
-« KONCERTI I LOTËVE »-1998,
Më 2002 në bashkëpunim me krijuesin dhe muzikantin e njohur shkupjan Artan Kastrati, inçizoi këngën « SILUETA », një këngë e cila konfirmoi edhe njëherë stilin e tij të veçantë. Xhelali nuk eksperimentoi kurrë stile të reja, i mbeti besnik stilit të vet, për zakon e ka të e përsërisë shpesh se «muzika ose është e mirë ose e keqe, ajo nuk duhet të krijohet duke përcjellur trende ditore». Shumë e vërtetë, një këngë pa marrë parasysh zhanrin, ose tingëllon mirë ose jo.
Gjatë viteve të 90’-ta, në kohën kur isha pjesë e Ambasadës së Maqedonisë në Zvicër, Xhelalin e gjejmë redaktor dhe më pas kryeredaktor në revistën e njohur « GLOBI », me seli në Zvicër, revistë e cila shpërndahej në të gjithë shtetet e perëndimit. Gjatë luftës së Kosovës, ishte pjesëmarrës aktiv në koncerte ndërkombëtare, fondet e të cilëve ishin të destinuara për refugjatët kosovarë. Gjithnjë gjatë kësaj periudhe kohore, Xhelali vijoi edhe kurse të aktrimit në Zvicër, punoi me mikun e tij Baryton, sot të njohur ndërkombëtarisht, Rubén Amoretti, në teknikat e ndryshme të këndimit, që ky i fundit i dha Xhelalit.
Shkrimi gjithmonë ka qenë pasion i tij, një botë e zotëruar me mjeshtëri dhe pikërisht ky horizont u shtri edhe në ate të romaneve. Më 2010, shtëpia e njohur botuese «ALBAS» nga Tirana, botoi romanin e parë të Xhelal Xheladinit «7 DITË NË QIELL», roman që mban totalisht vulën e tij filozofike, humaniste, një vals në mes reales dhe fiksionit, teren ky i preferuar i tij, ky roman është pjesë e librave në bibliotekën “BIBLIOMOND” të qytetit të Neuchatelit në Zvicër. Më pas pasoi shkruarja e « AUDICIONI ROKAMBOLESK », një pjesë teatrore unike, me theks të veçantë humorin, të cilin autori Xheladini e konsumon me pasion. Më 2016 emri i tij si krijues figuron në librin « Leksikon i autorëve shqiptarë në Zvicër » të autorëve Besnik Camaj dhe Shefqet Dibrani.
Përkthyes i çertifikuar në Zvicër për gjashtë gjuhë, adept dhe praktikues i oratorive të shkëlqyera, njeri i kultivuar, artist që theu herët kufinjtë shqiptarë, sot Xhelali përgadit rikthimin e tij përmes dy këngëve, të cilat priten të realizohen së shpejti, por edhe në vazhdimin e shkrimit të romaneve. Suksese këtij njeriu dhe artisti të veçantë.