Ballina Bota Pesë gra të vrara gjatë 24 orëve në Vjenë, aktivistët: Ditë turpi!

Pesë gra të vrara gjatë 24 orëve në Vjenë, aktivistët: Ditë turpi!

Policia austriake po heton  vrasjen e katër grave dhe një adoleshenteje brenda 24 orëve në Vjenë, në dy vepra të veçanta kriminale. Në incidentin e parë, tre gra u vranë me thikë brenda një shtëpie publike nga një burrë i cili më pas u arrestua dhe po merret në pyetje.

Trupat e grave u gjetën në një ndërtesë në zonën qendrore të Brigittenau rreth orës 21:00 të së premtes (me orën lokale), pas një telefonate në polici dhe shërbimet e urgjencës.

I dyshuari, i përshkruar nga policia si një shtetas afgan 27-vjeçar , u gjet i fshehur pranë shtëpisë publike me një thikë në dorë.

Motivi i vrasjes aktualisht nuk dihet, raporton BBC.

Në një tjetër incident, që ndodhi më herët të premten, një grua 51-vjeçare dhe vajza e saj 13-vjeçare u gjetën të mbytura brenda shtëpisë së tyre në lagjen Erdberg.

Burri i gruas dhe babai i vajzës besohet se është përgjegjës për vrasjen dhe është në kërkim.

Nuk ka të dhëna se vrasjet janë të lidhura.

Aktivistët e quajtën këtë ditë një ” turp” dhe bënë thirrje për veprim urgjent për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave.

Sipas shifrave të fundit, të paktën 319 gra u vranë në Austri midis 2010 dhe 2020, kryesisht nga partnerët meshkuj ose ish-partnerët./vizionplus.tv