Ballina Top Lajm Shkarkimi i ministrave pro -Taravari, thellohet paqartësia rreth shumicës parlamentare! Zejdi dhe...

Shkarkimi i ministrave pro -Taravari, thellohet paqartësia rreth shumicës parlamentare! Zejdi dhe Menduh Thaçi nuk do të jenë në Kuvend?

Menduh Thaçi për TV21: Nesër nuk vij në Shkup dhe nuk votoj ministrat e Selës

I paqartë mbetet fati i ministrave të shkarkuar, pasi siç duket mungon shumica e deputetëve.

TV21 nga burime të LSDM-së ka kuptuar se ekziston drojë se nëse nesër do të ketë shumicë për votimin e shkarkimit dhe emërimit të ministrave të rinj.

Bëhet e ditur se kryetari i Kuvendit, nga kjo parti, Jovan Mitrevski ka telefonuar liderin e PDSH-së, deputet në Kuvend, Menduh Thaçin.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Tetova News (@tetovanews)

Thuhet se Thaçi i ka bërë me dije se nesër nuk do të jetë në Shkup.

Thellohet paqartësia rreth shumicës parlamentare! Zejdi nesër nuk do të jetë në Kuvend?

Komplikohet situata rreth votimit për shkarkimin e ministrit të MSHIA-së, Azir Aliz dhe atij të Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti. Burime të TV21 brenda “Lëvizjes Populli” bëjnë të ditur se deputeti Skender Rexhepi-Zejdi nuk do të jetë prezent nesër në Kuvend.

“Zejdi nuk do të jetë nesër në seancë”, tha për TV21 një burim i afërt me deputetin Skender Rexhepi.

“Për Zejdin është çështje morali, a për deputetët tjerë, mund të jetë çeshtje ngritjesh pazari! Pse s’po kallxon Menduhi a vjen apo jo? Pse Bastria po taktizon, ata e dine”, tha burimi i TV21 nga “Lëvizja Populli”, të cilën e udhëheq Skender Rexhepi-Zejdi.