Alexei Navalny arriti të komunikonte me botën përmes avokatëve të tij, duke u dhënë atyre mesazhe të cilat më pas i postonin në interent.
Postimi i fundit në Instagramin e tij erdhi vetëm dy ditë më parë, më 14 shkurt.
Ishte një mesazh për ditën e Shën Valentinit drejtuar gruas së Navalny, Yulia, me një foto të çiftit.
“Midis nesh ka qytete dhe mijëra kilometra”, thuhet në postim.
“Por e ndjej se je afër çdo sekondë dhe të dua gjithnjë e më shumë”.