Është ndarë nga jeta dramaturgu i njohur, Albri Brahusha në moshën 50-vjeçare.
Nuk dihen ende arsyet e ndarjes nga jeta parakohe të dramaturgut shkodran.
Lajmi u konfirmua nga bashkia Shkodër përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shkruhet: “Kryetari i bashkisë Shkodër Benet Beci në emrin e tij personal dhe institucionit të bashkisë i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Brahusha dhe komunitetit të artistëve për këtë ndarje para kohe”.
Albri Brahusha ka lindur në Shkodër ne vitin 1973. Në vitin 1996 kreu studimet e larta për drejtësi ne universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.
Ai ka qënë jurist pranë Insitucionit të prefektit në vitin 1997-1999, shef I zyres juridike te prefekturës ne vitin 2000, Drejtor i Drejtorisë së Koordinimit te Politikave Rinore pranë Ministrisë së Kulturës nga viti 2000-2003.
Ne vitin 2014 – 2015 emërohet përgjegjes i zyrës së programeve të zhvillimit pranë Drejtorisë Arsimore Shkodër.
Në fushën artistike ai ështe autor i librave, ndërkohë që është autor i veprave teatrale të vëna në skenën e Teatrit “Migjeni” : “Përrallat gënjejne”, me regji te Serafin Fankos, “Vizita e fundit”, “Ishulli i Shitenit”, “Drejt perëndimit”,” Përtej kufijve të pushtetit”, “Eldorado”. Ai u vlerësua me shumë çmime kombëtare dhe ndërkombëtare.