Ballina Top Lajm VIDEO: Skandaloze, gazetarja zbulon mjekun që fshehu eshtrat e viktimave të Srebrenicës...

VIDEO: Skandaloze, gazetarja zbulon mjekun që fshehu eshtrat e viktimave të Srebrenicës në oborr, e telefonon dhe…

Një mjek, serb i Bosnjës ka fshehur eshtrat e viktimave të Srebrenicës në oborrin e tij, pasi i ka përdorur ato “për t’u përgatitur për operacione”.

Njerëzit në Bërçko, ku punon mjeku Nebojsha Mraoviq, janë të tronditur.

Por, kur Radio Evropa e Lirë ka telefonuar zyrën e tij, ai ishte ende duke punuar atje.

Mjeku punon i lirë edhe pse është provuar se ai ka fshehur eshtrat e viktimave të gjenocidit në oborrin e shtëpisë së tij.

Ai ka klinikën e tij të traumës ortopedike në adresën “Dr. Pajic Medicala”.

REL e telefonoi atë në zyrë. “Nuk kam kohë, nuk do bëj asnjë deklaratë”, ka thënë Mraoviq.

Mraoviq fshehu në oborrin e tij eshtrat e dy viktimave të gjenocidit në Srebrenicë. Ato u betonuan në shatërvanin që ndodhet në oborrin e shtëpisë private.

Mraoviq i solli eshtrat në Brçko nga pylli në vitin 1997 dhe i varrosi në vitin 2012.

Ai më herët ka thënë se nuk sheh asgjë të diskutueshme në këtë rast, duke thënë se eshtrat janë përdorur për “operacione planifikuese”.

“Unë i përdora ato në spital, për planifikimin e operacioneve, ato u bënë të dobishme për qindra njerëz”, tha ai në shtator./REL

@tn.lajmelokale
@tetovanews