Ballina Aktualitet VIDEO: Afganët në Lezhë, turp apo mikpritje? Kur Shqipëria përdoret si gogoli...

VIDEO: Afganët në Lezhë, turp apo mikpritje? Kur Shqipëria përdoret si gogoli i Adriatikut…

“Leja” kushtetuese ndaj marrëveshjes Meloni-Rama nuk e shndërron atë në ndonjë arritje për qeverinë që të mburret, pale fitojë pikë me të. Ajo, sado propagandë e tam-tame, ka probleme kombëtare, politike, sociale, etike etj, pafund.

Me të qeveria e bëri si lopa. Këtej përmënd popullaritetin e imazhin e vëndit në botë me komplekset e bumin turistik, këtej e nëpërkëmb atë me profilin e një vëndi që lejon kampe refugjatësh fatkeq!

Ajo ndoshta nuk cënon sovranitetin por padyshim prek interesin kombëtar sepse krijon rrëmujë imazhi e krijon emër të keq duke mbivendosur mbi profilin e një vëndi të NATO-s e në udhë e sipër drejt BE, një profil të “gogolit” apo vëndit të “keq” me të cilin synohet të trëmben, ndalohen e sikterrosen lëvizjet migratore drejt BE!

Kjo marrëveshje dëshmoi sërisht arrogancën, arbitraritetin e karshillëkun tipik të politikës shqiptare ndaj qytetarit. I pari i qeverisë, si dje edhe sot, ndjehet i plotfuqishëm e konsideron karriken e pushtetit si “llambën” e Aladinit duke përmbushur çdo tekë sepse politika, institucionet, pale qytetari, merren të mirëqënë e pas 2008 vota nuk i trëmb më sepse dalin pas çdo zgjedhjeje gjithnjë si tapa mbi ujë!

Shihni më poshtë editorialin e përgatitur nga DITA.

@tn.lajmelokale
@tetovanews