Ballina Kronika VIDEO: Tentoi të korruptojë efektivët e policisë, momenti i arrestimit të shtetases...

VIDEO: Tentoi të korruptojë efektivët e policisë, momenti i arrestimit të shtetases me makinë luksoze

Një prej të arrestuarve në flagrancë është edhe një shtetase, e cila pasi u kap në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor tentoi t’i japë ryshfet 500 mijë lekë të vjetra efektivëve.

Në moment, ajo është nxjerrë nga makina e saj luksoze dhe i janë vënë prangat.

Njoftimi i Policisë:

Gjatë 48 orëve të fundit, janë arrestuar në flagrancë 5 drejtues mjetesh, konkretisht: A. K., 39 vjeç, G. H., 30 vjeç, B. C., 20 vjeç, E. C., 50 vjeç dhe E. D., 40 vjeç, për tentativa për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore.

Këta shtetas kanë tentuar t’iu ofrojnë punonjësve të Policisë së Shtetit, ryshfet, pasi u kapën në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Lufta kundër kësaj veprimtarie të kundërligjshme do të intensifikohet ndaj shkelësve dhe ndaj punonjësve të Policisë, në çdo rast që ata do të kapen duke kryer korrupsion pasiv.

Për të përmbushur këtë qëllim, ftojmë qytetarët dhe mediat që të denocojnë çdo rast të abuzimit të punonjësve të Policisë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews